(VIDEO) Grubi: Ahmeti nuk ka nevojë për popullin!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




E dinë qytetarët, partnerët tanë të koalicionit si dhe partitë opozitare që BDI- është më e fortë se asnjëherë më parë  dhe më e përfaqësuar se asnjëherë më parë në aspektin cilësor në institucionet e shtetit duke i realizuar të gjitha projektet. Kështu tha zëvendëskryeministri Artan Grubi në konferencë për media, ku gjithashtu tha se Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI ARTAN GRUBI

 “Unë vlerësoj që në këto rrethana në të cilat jemi Ali Ahmeti nuk ka nevojë për BDI-në, BDI ka nevojë për Ali Ahmetin, Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, populla ka nevojë për Ali Ahmetin, sepse është dëshmuar qe 20 vite që është lider i pakontestueshëm dhe që të gjitha proceset progresive në vend e mbajnë vulën e tij”.

Grubi më tej shtoi se në kohën kur po ballafaqohemi c apo kur jemi në rrumbullaksim të të gjitha projekteve nuk kanë nevojë për defokusim.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI ARTAN GRUBI

“Zotëri Ali Ahmeti ditën e diel, pa ekuivokë e konfirmoi kandidimin e tij në kongresin e ardhshëm zgjedhor për të qenë në krye të BDI-së dhe kjo u pranua me entuziazëm të pashoq nga secili funksionar I BDI-së, nga secili anëtar I BDI-së dhe nga secili militant I BDI-së”.

Zv.kryeminstri Artan Grubi tha se të gjitha forcat i kanë përqendruar në realizim e çështjeve programore dhe se BDI është e qëndrueshme.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like