(VIDEO) Greqia mban anën e Shkupit në kontestin me Sofje

by admin
Spread the love

Jo. Nuk e mbështesim Bullgarinë. Konsiderojmë se është ndërlikim i panevojshëm. Kështu iu përgjigj  Neë York Times  kryeministri grek Kriakos Mitsotakis në pyetjen nëse Greqia është në anën e Bullgarisë në bllokimin e perspektivës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Kryeministri grek iu referua Samitit të ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor në Slloveni, duke theksuar se prej atje duhet të dërgohet mesazh i qartë se Ballkani Perëndimor i përket Evropës.

Kriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë

“Për disa ditë do të takohemi në Slloveni. Duhet t’i ofrojmë Ballkanit Perëndimor perspektivë të qartë evropiane. Duhet të flasim hapur për zgjerimin. Duhet të dërgojmë sinjal se për 10-15 vjet, aq sa është e nevojshme, por që Ballkani Perëndimor i përket Evropës. Çdo vakuum që do të krijohej do të pushtohej nga lojtarë të tjerë ”.

Paralelisht, edhe njëherë ai përsëriti qëndrimin e tij për Marrëveshjen e Prespës, se nuk votoi “për”, pasi, siç shpjegoi ai, ka aspekte që nuk i pëlqen.

Para dy viteve, Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Edhe pse në vitin 2017 të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, ata fajësojnë njëra tjetrën për mos zbatimin e marrëveshjes. /SHENJA/

 

 

 

You may also like