(VIDEO) Gjykatësi e ndërpreu pushimin për të marrë pjesë në lirimin e Mijallkovit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka kaluar pa reagime të shumta në qarqet politike dalja nga burgu të ish kreu shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, një natë më parë. Lirimi i Mijallkovit nga paraburgimi vjen pasi Gjykata e Apelit pranoi ankesën e palës mbrojtëse mbi vendimin për paraburgim të Mijallkovit në rastin “Parcelat në Vodno”. Për Mijallkovin aktualisht ka garanci prej mbi 11 milion euro për lirim nga paraburgimi për rastin “Thesari”, ku me vendim të shkallës së parë të gjykatës ai është dënuar me 8 vjet burg.

Mediat maqedonase raportuan se për votimin e lirimit të Mijallkovsit, një gjykatës e ka ndërprerë pushimin dhe enkas ka shkuar në punë. Gjykatësi i Apelit i cili ka qenë pjesë e Këshillit Penal tre anëtarësh gjyqësor,  i cili për herë të dytë e ka shfuqizuar paraburgimin, dje e ka ndërprerë pushimin e tij mjekësor me qëllim që të mer pjesë në punën e Këshillit dhe ta lirojë Mijallkovin. Gjykatësi ka qenë pjesë e Këshillit edhe javën e kaluar kur u soll vendimi i njejtë.

Dje reagoi Aleanca për Shqiptarët. Ata thanë se gjykatat e kontrolluara nga regjimi LSDM-BDI arritën të triumfojnë kundër drejtësisë dhe qytetarëve. Sasho Mijallkov, partneri kryesor i këtij regjimi, sipas tyre, me vendim të Gjykatës së Apelit, përfundimisht lëshohet në liri. ASH kërkoi që  ministri dhe zëvendësministri i padrejtësisë, Bojan Mariçiq dhe Agim Nuhiu urgjentisht të largohen nga postet e tyre dhe t’i bashkohen siç e quajnë, shefit të tyre të dështuar, Zoran Zaev.

Përndryshe, në daljen e Mijallkovsit nga burgu i Shutkës, ai nuk deshi të flas, ndërsa zyrtarët policorë që e shoqëronin Mijallkovin, duke tentuar që ta mbrojnë atë nga gazetarët, në mënyrë të pahijshme i shtynin ekipet mediatike që ishin afër veturës ku po hypte Mijallkov. Këtë akt menjëherë e denoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Në reagim e SHGM-së thuhej se ata dënojnë qëndrimin e zyrtarit në uniformë nga Burgu i Shkupit në Shuto Orizarë i cili i shtyu gazetarët dhe kameramanët dhe i pengoi në kryerjen e punës së tyre në momentin kur ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov u lirua nga paraburgimi ara burgut. SHGM kërkoi përgjegjësi nga Ministria e Brendshme dhe nga Drejtoria e Burgut për qëndrimin tejet të pahijshëm dhe të papranueshëm të zyrtarëve të uniformuar ndaj ekipeve gazetareske.

Drejtori i burgut Filip Andov për “A1on” ka thënë se janë caktuar masa disiplinore për policët që kanë shtyrë gazetarët gjatë daljes së Mijallkovit nga burgu, pasi ata i kanë shkelur protokollet dhe se po procedohet për të njëjtat”. Policia e burgut siç ka thënë ai, nuk ka të drejtë t’i dërgojnë të burgosurit deri tek automjeti privat jashtë derë së burgut.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like