(VIDEO) Gjykata kushtetuese e shfuqizoi grafën etnike nga certifikatat

by admin
Spread the love

Gjykata Kushtetuese ka miratuar vendim me të cilin zyrtarisht shfuqizohet grafa e “nacionalitetit” në Ligjin për Evidencë Amë. Paraprakisht, kah fundi i vitit të kaluar, gjykata me masë të përkohshme e ka shfuqizuar lëshimin e certifikatave me grafë “nacionalitet”. Me vendimin e sotëm, tërësisht shfuqizohet kjo grafë në certifikata.  Gjykata Kushtetuese e ka miratuar këtë vendim në kuadër të lëndës së formuar me iniciativë të dorëzuar nga partia politike Levica.

Në arsyetimin e Gjykatës thuhet se deklarimi për përkatësi etnike nuk është e detyrueshme, por mundësi, me çka qytetarët janë të privuar nga e drejta që të mos deklarohen për përkatësinë e tyre etnike, që për gjykatën është dyshim se është në kundërshtim me lirinë e shprehjes.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kërkon që gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese për publikim në Gazetën Zyrtare.

MINISTRIA E DREJTËSISË

“Ministri Loga mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në të njëjtën kohë, kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që sipas detyrës zyrtare të veprojë edhe për rregulloret e tjera në shtet që janë publikuar në kundërshtim me afatin kushtetues sipas nenit 52 të Kushtetutës. Gjithashtu, mosveprimi me qëllim që të respektohet afati kushtetues për të cilët Gjykata Kushtetuese ka ditur ose mund të ketë ditur, nënkupton bazë për përgjegjësi penale, sepse ata do të duhej t’i ndiqnin rregulloret të shpallura në Gazetën Zyrtare”.

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në fund të majit e nënshkroi udhëzimin me çka vendoset përkatësia etnike në certifikatën lindjes, certifikatën e kurorëzimit dhe certifikatën e vdekjes.

Udhëzimi duhej të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2024, por më 27 shtator të vitit 2023 Gjykata Kushtetuese e anuloi vendimin nën arsyetimin se nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin është dashur të publikohet ky udhëzim në Gazetën Zyrtare. /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like