(VIDEO) Gjoba për 360 shoferë për tejkalimin e shpejtësisë

by admin
Spread the love

Vazhdon sanksionimi i shoferëve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se vetëm gjatë ditës së enjte policia ka gjobitur  359 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, në tërë teritorin e vendit.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Në këtë aksion janë sanksionuar 359 shoferë,  prej tyre trembëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një shofer ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Po ashtu është konstatuar se 202 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 157 shoferë jashtë vendeve të banimit”.

E enjtja për ngasësit e automjeteve që thyejnë rregullat e komunikacionit, nuk ka qenë hiç më mirë as për ata të qytetit të Shkupit. Nga ministria e brendshme gjithashtu informojnë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 329 sanksione,  prej të cilave 81 gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 20  gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 6 sanksione për automjete të transportit publik në gjendje teknike jo të rregullt.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Po ashtu janë shqiptuar edhe 18 masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, 4  gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), 5 gjoba për automjete të paregjistruara, 10 gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë”.

Edhe për kundër të gjithë kësaj, muaji gusht do të mbahet mend për aksidente të shumta në vend, ku fatkeqësisht disa prej tyre përfunduan me fatalitet. Nga Ministria e Brendshme theksojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ata i bëjnë apel të  gjithë pjesëmarrësve në trafik që  t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

MARKETING




You may also like