(VIDEO) Gjenocidi i Çamërisë, plagët ende rrjedhin gjak

by admin
Spread the love

Në kuadër të javës Çame në Shkup, Panelistët, Dr. Fehari Ramdani, Dr. Zejni Mazllami dhe Dr. Qerim Lita folën për këtë plagë të rëndë të shqiptarëve, gjenocitin qëi është bërë kësaj popullate, asimilimin dhe uzurpimin e pasurisë së tyre nga ana e grekëve.

Doktor Fehari Ramadani foli për Çështjen Çame e Rilindjes Kombëtare deri në Pavarsi. Ai tha se shkollat dhe kishat greke kanë punuar pa ndërprerë që  shqiptarët ortodoks  t’i asimilojnë dhe t’i greqizojnë.

FEHARI RAMADANI-HISTORIAN

“Ortodoksët shqiptarë duke mos pasur kishën e tyre autoktone, ishin të falur nga patrikanët. Kjo varësi bëri që shumë prej tyre, nën presionin e kishës të deklaroheshin grekë. Kush kundërshtonte politikën asimiluese të partikanës, mallkohej dhe shpallej heretik, për rrjedhojë prifti refuzonte të pagëzonte fëmijët e tyre, nuk kurrorzonte çiftet e reja,  madje atyre u refuzoheshte edhe ndonji copë në varreza”.

Ndërsa historiani Dr. Zejni Mazllami deklaroi se pas Luftës së dytë Botërore, kur shteti Shqiptarë filloi të konsilidohet shqiptarët të cilët ngelën jashtë kufive, u kthyen kah shteti amë për të kërkuar ndihmë .

ZEJNI MAZLLAMI-HISTORIAN

“E këtë ndihmë, Qeveria e Tiranës u mundua ta bëjë  përmes organizatave joqevirate, përmes kërkesave, përmes memorandumeve, përmes protestave,po as këto nuk patën ndonji rezultat efektiv. Në anën tjetër Greqia përmes presionit e detyroi qeverinë Shqiptare, t’i njohë të drejtat për mironitetin grekë, për pakicën greke që jetonte në Shqipëri”.

Gjatë viteve të 20-ta, të shekullit të kaluar për shkak të dhunës dhe terrorit shtetërorë grekë, u boshatisën shumë vendbanime shqiptare në Çamëri, tha Pof.Dr. i historis i Qerim Lita.

QERIM LITA-HISTORIAN

“Lidhur me këtë, Shtabi i përgjithshëmi i ushtrisë së mbretërisë jugosllave, në analizën e hartuar në marsë të vitit 1932, theksonte: në krahinën e Çamerisë, nga Epiri Verior, ka emigruar numri më i madhë i popullsisë shqiptare vendrore dhe është vendosur në Shqipëri. Pasuria e tyre shumë e madhe ka ngelur në territorin e Greqisë. Këtë pasuri grekët e kanë përvjetsuar dhe ia kanë nda muhaxhirëve nga Azia e Vogë”.

“Java Çame” në Shkup do të përfundojë të hënën, ku organizatorët bënë thirrje për të gjithë qytetarët të marrin pjesë kur edhe do të bëhet dorëzimi i letrës protestuese para Ambasadës Greke, në orën 13:00.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like