(VIDEO) Fletarrest ndërkombëtar për disa mafiozë, mes tyre edhe për Sheval Muaremin e Gërçecit

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka kanë lëshuar  fletarrestim ndërkombëtar për disa persona nga Shkupi. Pas gati një muaj pas aksionit të policisë për shpartallim të grupit mafioz të Gërçecit, në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme tani është publikuar fletarrest ndërkombëtar për Sheval Muarremin, për të cilin ekzistojnë dyshime se ka qenë pjesë e grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar i dyshuar për shumë vepra penale.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Sheval Muaremi,  i lindur më 18.11.1977. në Shkup, banon në rrugën “5” nr.1 të fshati Gërçec, komuna e Sarajit. Ai është në kërkim me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria Publike për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup. Personi është nën hetim për vepër penale të kryer sipas nenit 123 paragrafi 2, nenit 394 paragrafi 3 dhe nenit 215 paragrafi 3 i KP të RMV-së”.

Përveç ndaj Muaremit, është publikuar fletarresti edhe ndaj Muhamed Çajanit, Sefadin Sulejmanit, Shakir Bajramit, Driton Ibishit, Shukri Asanit, Muhamed Dalipit dhe Besim Asanit. Në janar të këtij viti janë ngritur kallëzime penale kundër 16 personave të cilët dyshohen për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të mjeteve narkotike, vrasje dhe tentativë për vrasje. Të gjithë ata kanë qenë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar që drejtohej nga Sheval Muaremi.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like