VIDEO/ Fitorja e Macronit ‘solli gjakderdhje’ në mes të Parisit, policia qëllon për vdekje dy persona

by admin
Spread the love

Policia në Paris ka qëlluar për vdekje dy persona dhe ka plagosur një të tretë, të cilët ndodheshin në një makinë që nuk pranoi të ndalonte në pikën e kontrolit në urën më të vjetër në kryeqytiten francez, shkruan Dailymail.

Gjakderdhja ndodhi në qendër të qytetit, menjëherë pasi Emannule Macron u zgjodh President.

“Një makinë erdhi me nxitim drejt policisë menjeherë pas mesantës dhe refuzoi të ndalonte“ – tha një burim që po heton ngjarjen.

“Një nga oficerët e policisë hapi zjarr, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur një të tretë.”

Policia në vendngjarje konfirmoi se e plagosura ishte një grua e cila udhëtonte në pjesën e pasme të makinës dhe plumbat e goditën në krah.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Pitié-Saplêtrière ‘për trajtim urgjent’, tha burimi hetimor.

Të gjitha të shtënat mendohet se janë qëlluar nga një pushkë sulmi Heckler & Koch G36 e policisë.

Nuk pati shkëmbime zjarri pasi asnjë prej të cilëve që ishin në makinë nuk mendohej se ishin të armatosur.

“Duket se ata ishin thjesht në një makinë që po drejtohej në mënyrë të çrregullt”, tha burimi.

Nuk kishte asnjë të dhënë të hershme që tregonte për një lidhje me zgjedhjet presidenciale, apo ndonjë akt terrorist.

Një perimetër sigurie është ngritur në vendngjarje në zemër të kryeqytetit dhe menjëherë pas kësaj mbërriti prokurorja publike Laure Beccuau.

Rruga Press

You may also like