(VIDEO) Fitimi neto i top kompanive në vitin 2022 ka tejkaluar vlerën prej 100 milionë eurove

by admin
Spread the love

Kryetari i Оdës Еkonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Mendi Qyra në aktivitetin e sotëm “ TOP 100” deklaroi se për herë të parë neto fitimi i top kompanive në vitin 2022 ka tejkaluar vlerën prej 100 milionë eurove.  Sipas të dhënave të Odës, TOP 100 kompanitë më të mira, në vitin 2022 në kushtet e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, kanë rritur numrin e të punësuarve në krahasim me vitin 2021 dhe kanë punësuar 9.441 bashkëqytetarë tanë, kanë realizuar 1.3 miliardë euro të ardhura dhe  investime prej 64.6 milionë euro.

MENDI QYRA KRYETAR I ODËS EKONOMIKE TË RMV-SË

“Kompanitë tona sipas të dhënave zyrtare në vitin 2020 kanë arritur rezultate fantastike, ku qarkullimi i top 100 i kompanive është rritur për 1 miliard e 370 milionë euro, me një rritje rekord në raport me vitin paraprak prej 22% gjegjësisht për 246 milionë më shumë se viti 2021. Rritje kemi edhe te punësimi i top 100 kompanive  të cilat kanë arritur numrin prej 9,441 të punësuar . Top 100 kompanitë tona kanë investuar rreth 65 milionë euro ndërsa sa i përket TVSH- vetëm këto kompani kanë eksportuar 186 milionë euro”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në “TOP 100” tha se qeveria do të vazhdojë të mbështesë këto tendeca pozitive.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

 “Për trende të tilla pozitive, rezultate pozitive, ju të gjithë meritoni një duartrokitje të madhe. Qeveria, e udhëhequr nga politikat strategjike, do të vazhdojë të mbështesë këto tendenca pozitive dhe të krijojë një mjedis biznesi të favorshëm dhe të parashikueshëm për investime të reja në vend.

Kovaçevski tha se zhvillimi ekonomik është synimi ynë parësor. Ai potencoi se hyrja në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në siguron progres të përgjithshëm ekonomik për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like