(VIDEO) Euroambasadori Gir i zhgënjyer me zhvillimet në drejtësi

by admin
Spread the love

Përshtypja e përgjithshme tek qytetarët tanë, për fat të keq, është se disa nga reformat e ndërmarra ose nuk janë të qëndrueshme në afat të gjatë ose nuk kanë shkallën e nevojshme të ndikimit të drejtpërdrejtë, pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve. Kjo veçanërisht vlen për ndryshimet dhe njoftimet e shumta për ndryshime në sferën e sundimit të ligjit. Kanë kaluar më shumë se 15 vjet nga reformat e para të mëdha në këtë sferë në vitin 2005 dhe besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe në përgjithësi në funksionimin e shtetit tonë juridik është në nivel rekord të ulët, tha presidenti Stevo Pendarovski në seancën e pestë plenare të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut  e cila organizohet nga Lëvizja Evropiane.

STEVO PENDAROVSKI: PRESIDENT

 “Se sa i shpejtë do të jetë procesi i integrimit tonë në Bashkimin Evropian varet si nga Brukseli ashtu edhe nga shtetet anëtare, por më së shumti nga ne. Ne nuk po i bëjmë reformat për të kënaqur burokratët evropianë, por për të ndryshuar rrënjësisht shoqërinë tonë dhe punën e institucioneve tona, me të cilat qytetarët tanë nuk janë të kënaqur në përqindje të lartë. Kjo do të thotë që fokusi nuk duhet të jetë në përmbushjen teknike të kritereve të anëtarësimit, por në cilësinë e procesit”.

Euroambasadori Dejvid Gir tha se e gjithë politika duhet të përfshihet dhe angazhohet për interesat nacionale dhe zbatimin e reformave lidhur me unionin evropian.

DEJVID GIR: EUROAMBASADOR

 “Qasja në Bashkimin Evropian duhet të jetë një projekt kombëtar, nëpërmjet projektit kombëtar unë nënkuptoj këtë, i gjithë spektri politik duhet të angazhohet për interesat nacionale dhe zbatimin e reformave lidhur me unionin evropian. Debati nacional në parlament dhe në vende tjera nuk do të thotë që opozita duhet të ndaloj së punuari, roli që ata kanë është I rëndësishëm, por duhet të ekzistoj siguri që vendi do të vazhdojë rrugën e tij për qasjen në BE”.

Sundimi i ligjit dhe reformat e zbatuara ishin një nga temat e panelit të diskutimit.Pjesmarës në panel ishin kreu i shtetit Stevo Pendarovski, ambasadori evropian David Geer, zëvendës shefi i misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Eric Mayer, të cilët konstatuan se reformat duhet të zbatohen, plani ambicioz i Qeverisë për hyrjen në BE deri në vitin 2030 të jetë motiv për t’i ndërmarrë ato hapa konkretë për luftën kundër korrupsionit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like