(VIDEO) EUObserver”: Sërish është vënë në pikëpyetje regjimi i lirë i vizave me BE-në

by admin
Spread the love

EUObserver sot në mëngjes publikon një dokument ekskluziv interno të vendeve anëtare në BE në të cilin thuhet se regjimi i lirë i vizave me vendet nga Ballkani Perëndimor, si dhe Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën sërish është vënë në pikëpyetje.

Sipas dokumentit në të cilin EUObserver pati qasje, Gjermania, Franca dhe Italia janë të mllefosur për “keqpërdorimin” e regjimit të vizave nga ana e qytetarëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe të tre vendeve nga Partneriteti lindor, të cilat kërkojnë gjithashtu anëtarësim formal në BE.

Para disa ditësh Franca paralajmëroi ashpërsim të regjimit të vizave për vendet nga Magrebi. Franca thotë se ka problem të veçantë me kërkesa për azil nga Shqipëria, Serbia dhe Gjeorgjia, përderisa Gjermania ankohet për kërkesat nga Shqipëria dhe tre vendet e tjera nga partneriteti lindor. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t’i paraqesin problem Belgjikës, ku këtë verë u rritën kërkesat nga Maqedonia e Veriut. Belgjika megjithatë pret të shohë nëse bëhet fjalë për fenomen të izoluar. Kërkesat “jo të rregullta” për azil nga Gjeorgjia janë rritur për mbi 50 për qind. Që të aktivizohet mekanizmi për suspendim të regjimit të lirë të vizave nevojitet rritje prej 50 për qind.

Regjimi pa viza për qytetarët e Maqedonisë së Veriut u vendos në dhjetor të vitit 2009.  /SHENJA/

 

 

 

 

You may also like