(VIDEO) Është pranuar dërgesa me 140 000 formularë pasaportash

by admin
Spread the love

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, njoftoi se është pranuar dërgesa me 140.000 formularë pasaportash në pikën kufitare Bogorodicë. Ndonëse ishin paralajmëruar për javën e ardhshme, modelet tashmë janë pranuar. Ai gjithashtu, potencon se janë në pritje edhe të një tjetër dërgese prej 85,000 formularësh, që pritet të mbërrijë shumë shpejt.

Mitko Bojmacaliev, zëvendësministër i Punëve të Brendshme

“Deri më tani janë pranuar 1.509.600 formularë për dokumente udhëtimi dhe me formularët që do të mbërrijnë nesër dhe deri në fund të muajit do të jenë gjithsej 1.734.600. Gjithashtu, një tjetër dërgesë prej 85,000 formularësh do të mbërrijë shumë shpejt”.

Ai bën të ditur se me dërgesën e re të formularëve, pasaporta do t’u jepet edhe atyre që i nxjerrin sipas procedurës së rregullt. Theksojnë se javën e kaluar mbërritën 20 mijë formularë që mund të plotësonin nevojat vetëm të atyre që kishin një takim pas një procedure urgjente dhe që janë të gatshëm të paguajnë mbi 100 euro. Bojmacaliev gjithashtu njoftoi se deri më tani, rreth 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit në 25 zyra diplomatike-konsullore.

Bojmacaliev ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, i cili është staf i VMRO-DPMNE-së, Pançe Toshkovski, për shkak të ndryshimit të funksionimit të stacionit policor “Prolet” ku nuk ka më fotografim për dokumente personale pa termin. Ai thotë se me mënyrën e re të punës krijohet kaos në operacione dhe u shërbehet më pak qytetarëve. Ministri Toshkovski, nga ana tjetër, thotë se me mënyrën e re të punës, gjegjësisht caktimin e terminit, përshpejtohet procesi i ndërrimit të plotë të dokumenteve personale. Ndërkohë, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, për ministrin Toshkovski thotë se e ka keqinterpretuar qëndrimin e Komisionit Europian, se a do të njihen pasaportat me emrin e vjetër kushtetues në BE.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like