(VIDEO) Edhe 50 shtetas të Maqedonisë së Veriut presin të evakuohen nga Ukraina

by admin
Spread the love

Pesëdhjetë qytetarë të Maqedonisë së Veriut  presin të evakuohen nga Ukraina, ku situata po bëhet më e rëndë pas pushtimit ushtarak nga Rusia. Rreth njëzet janë në Kiev, ndërsa pjesa tjetër janë në pjesë të tjera të Ukrainës, kështu deklaron ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Osmani informon se në qytetin  Kharkov, që është shënjestër e raketave, ndodhet një familje nga Maqedonia e Veriut  me një të porsalindur, i cili është vetëm pesë ditësh.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Po bëhen të gjitha përpjekjet për evakuimin e tyre të sigurt. Ne kemi krijuar komunikim me shumë vende që kanë akses në atë qytet. Presim që sot ta nxjerrim atë familje nga Kharkovi”.

Maqedonia e Veriut tashmë ka evakuuar 50 shtetas që kanë jetuar në Ukrainë, 20 qytetarë kanë dalë nga aty para se të nisë lufta, ndërsa 30 të tjerët pasi nisi  luft.

 BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Rumania, Moldavia, Polonia dhe shtetet baltike janë ato vende që përmes përfaqësuesve të tyre në Ukrainë mund tú ndihmojnë qytetarëve tjerë të Maqedonisë që ndodhen në Ukrainë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë paraqitur si të bllokuar edhe dy shoferë të kamionëve transportues”.

Maqedonia e Veriut i është bashkuar një sërë sanksionesh dhe masash që vendet kanë marrë kundër Rusisë, duke përfshirë mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rusë, heqjen e televizioneve ruse nga operatorët në vend.

Osmani më tej bëri të ditur se përveç ndihmës ushtarake, Ukraina do të marrë edhe ndihma humanitare.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

You may also like