VIDEO/ Dygolësh në transfertë, Shpendi i pandalshëm

by admin
Spread the love

Christian Shpendi nuk ndalet as kur Cesena humbet.

20-vjeçari pukjan realizoi dy golat e bardhezinjve në disfatën 3-2 kundër Carrareses.

Ndeshje të cilën Cesena e mbylli me 10 lojtarë. Sulmuesi i talentuar i Shqipërisë U21, është ngjitur në kuotën e 19 golave sezonalë në Grupin B të Serie C.

Aty ku është golashënuesi më i mirë. Ndërkohë që në 9 takimet e fundit në kampionat ka shënuar po kaq herë.

Një ecuri fantastike për Christianin, i cili po ndiqet dhe monitorohet me kujdes nga klube të ndryshime italiane. Dhe në verë pritet të hedhë hapin e madh në karrierë.

Humbje pa pasoja për Cesenën, që vijon të kryesojë me diferencë të madhe me ndjekësit. Dhe është shumë afër rikthimin në Serie B.


Top Channel

You may also like