(VIDEO) Drejtori i ESM-së: Kompanitë e ofruara nga Mickoski le t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri të mërkurën

by admin
Spread the love

Kompanitë e ofruara nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duhet të dorëzojnë ofertat e tyre deri të mërkurën, tha në një konferencë për media drejtori i përgjithshëm i SHA ESM, Vasko Kovaçevski. Ai tha se Mickoski dje deklaroi se ai dhe partia e tij kanë kontakte dhe oferta indikative nga kompanitë për blerjen e mazutit dhe gazit natyror, me çka shteti do t’i kursejë 300 milionë euro. Kovaçevski theksoi se çdo ofertë që synon tejkalimin e krizës aktuale është e mirëseardhur.

 VASKO KOVAÇEVSKI DREJTORI I PËRGJITHSHËM I SHA ESM

Shfrytëzoj rastin që publikisht t’i bëj thirrje Mickoskit që në ditët në vijim, por jo më vonë se të mërkurën, t’i informojë të gjitha ato kompani nga të cilat ka oferta indikative, të cilat kanë qenë të vlefshme për një javë, që t’i kompletojnë ofertat dhe t’i dorëzojnë në SHA ESM. Ofertat nga kompanitë duhet të kenë: karakteristikat teknike të energjisë (mazut ose gaz natyror); ti kenë të gjitha çertifikatat, licencat e nevojshme etj.

Kovaçevski sqaroi se bëhet fjalë për kritere që janë kërkuar deri më tani, në të gjitha blerjet publike të këtyre energjive. Të gjitha ofertat nga këto kompani, të cilat në formë zyrtare do të arrijnë në ESM me rekomandim të Mickoskit, sipas Ligjit për Prokurim Publik të Energjisë, menjëherë do të shqyrtohen nga Komisioni për Prokurim Publik i SHA ESM.

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I SHA ESM

“Nëse eventualisht arrijnë ato oferta dhe i plotësojnë të gjitha kriteret e përmendura dhe kanë çmimin më të ulët të ofruar, do të lidhen kontrata me ato kompani. Presim, sipas asaj që u tha dje, që ofertat e mundshme të jenë me çmime të ulëta që ESM dhe shteti të kursejnë 300 milionë euro”.

Kovaçevski tha se nëse nga ana tjetër nuk vijnë oferta pas rekomandimit të Mickoskit, do ta informojnë publikun për rezultatin e procedurës.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like