(VIDEO) Drejtori i Agjencisë së Ushqimit akuzon VMRO-në për përhapje paniku te konsumatorët

by admin
Spread the love

VMRO po e manipulon dhe frikëson opinionin, jogurti është kthyer në Serbi. Kështu deklaroi sot drejtori i Agjensicë për Ushqim dhe Veterinari Nikollçe Babovski. Ai hodhi poshtë edhe pohimet e fundit të Ctefan Tripunovskit nga VMRO-DPMNE se jogurti me proteina me prani të madhe të amflatoksinit nga Serbia është plasuar në tregun vendas. Sipas tij, bëhet fjalë për dy dërgesa me jogurt probiotik. Më tej, ai pranon se këto produkte, kanë hyrë në vendin tonë, por thotë se të njejtat janë kthyer në Serbi.

Nikollçe Babovski, drejtori i Agjensicë për Ushqim dhe Veterinari

“Me publikimin e të ashtuquajturave fakte, duke prezantuar gjetje laboratorike për qumësht të pasigurtë me amflatoksin, të cilat në asnjë moment nuk i demantojmë si institucion, ai duke mos i njohur procedurat për punë dhe rregulloret ligjore, pa vetëdije, jo vetëm që mashtron konsumatorët, por përhap frikë tek ata për sigurinë e ushqimit që konsumojnë dhe për shëndetin e tyre”.

Nga VMRO vazhdojnë të akuzojnë se qumshti dhe jogurti me amflatoksin ka përfunduar në markete, ndërsa Agjensioni për Ushqim dhe Veterinari është në gjumë dhe zgjohet vetëm kur VMRO i kap në flagrancë.

VMRO-DPMNE

“Shëndeti i qytetarëve është vazhdimisht i rrezikuar për shkak të keminogjenitetit dhe paaftësisë së qeverisë. Qumshti dhe jogurti me proteina me amflatoksin nga Serbia kanë hyrë në Maqedoni, dhe kanë përfunduar në tryezat e qytetarëve”.

VMRO bënë apel që Prokuroria Publike të hap lëndë për këtë rast.

Përndryshe ka disa ditë që VMRO publikon siç thonë ata prova se një qumësht dhe jogurt me proteina, nga Serbia janë me përmbajtje kancerogjene dhe shiten nëpër marketet tona.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like