(VIDEO) Do të rriten për 15 % pagat në gjyqësor dhe prokurori

by admin
Spread the love




Rritje të pagave do të ketë edhe për të punësuarit  në gjyqësor dhe në prokurorinë publike, këtë e njoftoi në profilin e tij në Facebook, ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski.

Siç infromon Tupançevski, me ndryshimin e Ligjit për Shërbimin Gjyqësor dhe Prokurorinë Publike, punonjësit do të kenë pagë më të lartë për 15 për qind.

NIKOLLA TUPANÇEVSKI, MINISTËR I DREJTËSISË

“Me ndryshimin e Ligjit për Shërbim Gjyqësor realizon barazinë e punonjësve në sektorin privat dhe publik, shërbimi si pjesë e tij, me të ardhurat më të ulëta përmes vendosjes së të njëjtës masë të pagës minimale ligjore dhe harmonizimit gradual të pjesës tjetër. Pagat e zyrtarëve gjyqësor të të gjitha niveleve, si dhe sigurimi i vazhdimësisë së ndryshimeve të pagave në administratën gjyqësore në raport me pagën minimale në nivel vendi, si synim afatgjatë”.

Me ndryshimet e miratuara të Ligjit, Tupançevski deklaron se vendoset e njëjta masë e pagës minimale ligjore dhe harmonizimi gradual i pagave të tjera të zyrtarëve të prokurorisë publike në të gjitha nivelet.

NIKOLLA TUPANÇEVSKI, MINISTËR I DREJTËSISË

“Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve mundëson arritjen e barazisë në të ardhurat më të ulëta të policisë së burgjeve duke vendosur të njëjtën shumë të pagës minimale ligjore”.

Ministri Tupançevski sqaroi se do të bëhet sigurimi i vazhdimësisë së ndryshimeve të pagave në administratën e prokurorisë publike në lidhje me pagën minimale kombëtare. Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like