(VIDEO) Dita e tretë e grevës së administratës, një karrige për Ministrin e Financave

by admin
Spread the love

Lidhja e Sindikatave edhe sot vazhdoi protestën e tyre, këtë herë para ministrisë së Financave duke vendosur një karrige për të parin e këtij digasteri. Kryetari Darko Dimovski, I bëri apel ministrit të financave, Fatmir Besimi që ta pranojë kërkesën e tyre për rritje lineare të pagave, pasi është mëse e nevojshme.

Ata presin  që  deri në fillim të muajit të ardhshëm të kenë paga më të larta në sektorin publik, në mënyrë që ta kenë më të lehtë të përballen me shtrejtimet. Sindikata do të presë derisa të mbarojë afati ligjor për harmonizimin  e pagave me pagën minimale, që është shtatori, dhe nëse edhe deri atëherë nuk rriten pagat e tyre, atëherë do t’i padisin institucionet kompetente.

DARKO DIMOVSKI, KRYETAR I LIDHJES SE SINDIKATAVE

“Duhet ta theksoj patjetër nëse pagat nuk rriten nga 1 korriku, ne do i faleminderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur,  dhe  do ta presim rritjen e pagave nga shtatori për 18.4 për qind në përputhje me  ligjin. Në të kundërtën, për të gjithë drejtorët, ministrat, udhëheqësve të institucioneve të cilët nuk do t’i rrisin pagat do të bëjmë kallzim penal për mos rritjen e pagave në përputhje me ligjin e pagës minimale”

Nga sindikata shtojnë se greva e tyre po japë rezultate, dhe se janë afër nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive me disa komuna, ndërsa akuzuan qeverinë se nuk po i llogaritë fare.

Përfaqësues i Lidhjes së Sindikatave

“Qeveria nuk ka haber nuk lajëmrohet askund, nuk është as ministria e as Qeveria, vetëm nga qeverisjet lokale lajmërohen. Në komunën e Tetovës tani më kemi nënshkruar marrëveshje për rritje të pagave, në katër ose pesë komuna tjera jemi afër fundit të marrëveshjeve, komunat punojnë, ministrat nuk janë askund, shpresoj se minsitri i financave sot do vijë të na vizitojë të paktën pesë minuta”.

Lidhja e Sindikatave do të vazhdojë me grevën edhe ditëve në vazhdim, ndërsa të hënën do të mblidhet kryesia e sindikatës për të diskutuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrin.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like