(VIDEO) Dita e dytë e grevës, sindikalistët presin takim me qeveritarët

by admin
Spread the love

Shkollat fillore, te mesme dhe kopshtet e fëmijëve edhe sot vazhduan të mbeten të zbrazëta, me praninë e mësimdhënësve ndërsa në mungesë të nxënësve. Greva e organizuar nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës  nisi dje,  vazhdon sot dhe ende nuk dihet kur do të përfundojë.  Nga sindikata vazhdimisht kanë përsëritur se nuk do ta ndërprejnë grevën, derisa të arrihet një marrëveshje e cila e zgjidh problemin një herë e mirë.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, gjatë ditës së sotshme sqaroi se dita e dytë e grevës së përgjithshme ka rrjedhur pa presione dhe pengesa. Ndërsa shtoi se pret që sot të thirren për bisedime nga ana e Qeverisë.

Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut

“Gjatë ditës së sotshme, të gjitha organizatat sindikale të SASHK-ut  janë në grevë të përgjithshme. Është shtuar numri i kolegëve që u janë bashkuar grevës.Nuk janë regjistruar probleme apo presione më serioze ndaj grevistëve deri më tani. Në raste se do të ketë raste të tilla ose arrijnë deklarata të tilla deri tek ne, opinioni do të informohet me kohë. Sot presim ftesë për takim pune nga ana e autoriteteve, ndërsa për kohën dhe rezultatet e takimit, do t’u informojmë më tej”

SASHK shpreson që autoritetet kompetente të dalin me propozime konkrete dhe të pranueshme për rritjen e pagave në arsim, ose propozim që do të jetë i pranueshëm për shumicën e anëtarëe të SASHK-ut. Sipas tyre, kjo do të sillte vendim për nderprerjen e grevës dhe vazhdimin e rrjedhës normale të procesit edukativo-arsimor.

Ndërkaq, kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski thotë se janë të gatshëm për bisedime me Sindikatin, por të njëjtat  të mos kushtëzohen me grevë.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Jemi të hapur për dialog për arritjen e sistemit për rritje të pagave, i cili nuk do të kushtëzohet dhe shkaktohet nga grevat dhe pakënaqësitë. Në atë drejtim e inkurajoj sindikatën, që të vazhdoj dialogun dhe të ndërmerr përgjegjësin për zgjidhje të përherëshme për rritje të pagave përmes modelit të konfirmuar për rritje të pagave”

Të punësuarit në arsim kërkojnë që të kenë rritje të pagave për 18.4 për qind dhe vednim për harmonizim e pagës me pagën minimale.  Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like