(VIDEO) Dita e autizmit, Pendarovski: Nuk duhet të harrojmë asnjë anëtar të komunitetit tonë

by admin
Spread the love




Nuk duhet të harrojmë asnjë anëtar të komunitetit tonë. Le të përqendrohemi në aftësitë dhe jo në aftësinë e kufizuar dhe të punojmë në rritjen e ndërgjegjësimit publik për njerëzit që janë ndryshe. Ky ishte mesazhi që përcolli presidenti i vendit, Stevo Pendarovski  me rastin e ditës botërore të Autizmit. Ai bënë thirrje për solidarizim dhe mbështetje të pafundme për personat që nuk janë më pak të vlefshëm se ne të tjerët.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENTI I VENDIT

“Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujtohet detyrimi ynë për të krijuar kushtet për përfshirje cilësore të personave me zhvillim atipik në shoqëri. Të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë, duke përmirësuar shërbimet dhe duke aplikuar zgjidhje sistematike që do t’u mundësojnë fëmijëve dhe të rriturve me zhvillim jotipikë të kenë një cilësi më të mirë jetese dhe integrim më të madh në shoqëri”.

Ndërkaq, Shoqata Shkencore e Maqedonisë për Autizëm dhe Shoqata për Mbështetje dhe Trajtim të Personave me Spektër Autistik dhe Zhvillim Atipik “Në botën time” sot shënuan 2 Prillin, Ditën botërore të autizmit.

Me këtë rast SHSHMA në Kinotekë organizoi ngjarjen e titulluar “Shoqërim, shoqërim dhe vetëm shoqërim”. Nga kjo organizatë  potencojnë se këtë vit sërish janë përfshirë edhe në fushatën onlajn të Autizmit Evropë që zbatohet në mbarë Evropën dhe është quajtur “Udhëtim i lumtur nëpër jetë” që të theksohet se është e nevojshme qasja holistike gjatë gjithë jetës dhe që të sigurohen se personat me autizëm mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre.

SHSHMA

“Fushata “Udhëtimi i lumtur i jetës” synon të nxjerrë në pah shqetësimet dhe aspiratat e njerëzve me autizëm dhe familjeve të tyre për një sërë çështjesh kyçe si qasja në arsim, punësimi, mbështetja e duhur e përfshirjes, jeta e pavarur, qasja dhe pjesëmarrja politike”

Edhe shoqata për përkrahje dhe trajtim të personave me çrregullime të spektrit autik dhe zhvillim atipik “Në botën time” me rastin e Ditës Botërore të Autizmit organizoI manifestim në Kopshtin Zoologjik të Shkupit.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like