(VIDEO) Diaspora pajiset me dokumente udhëtimi, dyfishohen shifrat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri I Punëve të Brendshme Oliver Spasovski,  ka deklaruar se për shtetasit e RMV-së jashtë vendit janë lëshuar 15.978 dokumente udhëtimi dhe është rritur numri i kërkesave për lëshim të dokumenteve personale në vitin 2022 në krahasim me vitet paraprake.

Spasovski në rrjetin social Facebook, ka  bërë  të ditur se vetëm gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht të këtij viti,  janë paraqitur gjithsej 91.138 kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe 148.115 kërkesa për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Në vitin 2017 (qershor, korrik dhe gusht) janë paraqitur gjithsej 40.110 kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe 103.347 kërkesa për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit. Në vitin 2018 (qershor, korrik dhe gusht) janë paraqitur gjithsej 58.977 kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe 107.126 kërkesa për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit”.

Ai më tej sqaron se është evident dallimi i madh nga numri i kërkesave të paraqitura në vitin 2017, 2018 dhe  2019.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

 “Diferenca e madhe në numrin e kërkesave të paraqitura në vitin 2017, 2018, 2019 krahasuar me vitin 2022 vjen si pasojë e vendosjes së stacioneve të reja bazë dhe mobile jashtë vendit, në ambasada dhe konsullata të përgjithshme. Duke filluar nga data 01.10.2021, deri më 20.09.2022 janë lëshuar 15.978 dokumente të udhëtimit”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjithashtu ka shkruar se me projektin për stacionet bazë dhe të lëvizshme, është zgjidhur problemi dhjetëvjeçar i qytetarëve nga diaspora.

 Samir Mustafa /SHENJA/ 

You may also like