VIDEO/ Deputet në dy mandate, presidenti që dhunoi arbitrin është mik i… Erdoganit  

by admin
Spread the love

Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua në elitën e futbollit turk. Presidenti i klubit të Ankaragyçy, Faruk Koca së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë sulmuar në mes të fushës gjyqtarin Halil Umut Meler, duke e dëmtuar sidomos në pjesën e syrit. 

Faruk Koca është shumë i njohur në Turqi. Ai është mik i ngushtë i presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan dhe një nga themeluesit e partisë së tij, AK Parti. Ai madje ka qenë deputet në dy mandate në parlamentit turk. 

koca-1024x585

Ndërkohë vetë presidenti Erdogan ka reaguar në rrjetet sociale duke e dënuar sulmin ndaj gjyqtarit. 

3333

“Dënoj sulmin ndaj gjyqtarit Halil Umut Meler në përfundim të ndeshjes Ankaragyçy-Rizespor sonte dhe i uroj shërim të shpejtë. Sporti do të thotë paqe dhe vëllazëri. Sporti është i papajtueshëm me dhunën. Ne nuk do të lejojmë kurrë që dhuna të zërë vend në sportet turke”, ka shkruar Erdogan. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like