(VIDEO) Dënime për katër persona juridikë dhe dy fizikë për materialet e rrezikshme në Orman

by admin
Spread the love

Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor ka paralajmëruar 4 sanksione për subjekte juridike dhe 2 për persona fizik, për deponinë me materie të rrezikshme në fshatin Orman. Drejtori Sreten Stojkovski informoi se do të pasojë procedurë kompetente për sanksionim të disa autorëve të shkeljeve ligjore, gjegjësisht për rrezikim të mjedisin jetësor dhe natyrës me mbeturina.

Sreten Stojkovski, drejtor Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor

“Edhe pse egziston marrëveshje e ndërsjelltë mes Recikël Eko –start dhe pronarëve të parcelës së lokacionit të pronës private në Orman, mbeturinat janë transpotuar dhe depozituar në mënyrë jo të duhur, që buron nga subkti juridik Recikël Eko-start, në lokacionin i cili nuk është i dedikuar për depozitim të këtij lloji të mbetrinave, gjegjësisht nuk ka leje nga Ministria e Ambientit Jetësor, që është e denueshme sipas ligjit”.

Muajin e kaluar, një inspektor nga Gjorçe Petrov vërtetoi se në një pronë private në fshatin Osman ishin gjetur 600 ton mbetje të rrezikshme nga mbeturinat e  baterive për të cilin qytetarët thanë se aty qëndron prej gjashtë muajsh.

Ministrja e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Kaja Shukova pati dekalruar se skorja e zbuluar në Orman, është bartur nga Probishtipi.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like