(VIDEO) Defektologët: Telefonat lënë pasoja afatgjata tek fëmijët

by admin
Spread the love

Jeta e fëmijëve po bëhet edhe më e vështir në socializim dhe komunikim, shkak i pajisjeve elektronike, veçanërisht telefonit. Defektologët rekomandojnë kujdes nga ana e prindërve pasi fëmija është fryt i veçant në jetën e tyre. Defektologia, Shpresa Rashiti, nga Qendra për edukim dhe rehabilitim “Bota ime” e intervestuar nga televizioni Shenja, ka shpjeguar se si ndikojnë pajisjet elektronike tek fëmijët, deri në cilën moshë nuk lejohen përdorimi nga ana e fëmijëve dhe çfarë zgjidhje egzistonë për një të ardhme të shëndoshë tek fëmijët.

Ajo theksoi se përdorimi i pajisjeve tek fëmijët veçanërisht deri në moshën 3 vjeçare duhet të ndalohen rreptësisht deri sa fëmija të fillojë të flasë dhe komunikojë.

SHPRESA RASHITI, defektologe në Qendra për edukim dhe rehabilitim “Bota ime”

 “Tek fëmijët e vegjël ndikon më tepër sepse e pengon zhvillimin e fëmijeve sidomos tek fëmijët 0 deri në 3 vjec, ndikon në koncentrimin, vëmendjen, përqëndrimin si dhe pengon zhvillimin e komunikimit e cila tash po haset tek fëmijët e vegjël më tepër sepse fëmijët e vegjël nuk po flasin me kohë sepse e pengon dhe e bllokon zhvillimin e të folurit tek fëmijët e vegjël, prandaj duhet të kemi kujdes te moshat e hershme mos të përdoren pajisjet elektronike”.

Defektologia Rashiti theksoi se përdorimi i pajisjeve elektronike jashtë asaj që është normale shkakton çrregullim të sjelljes, agresivitet të tepruar, hiperaktivitet, ankthe dhe depresion. Qëndrimi me orë të tëra pa lëvizur pengon zhvillimin motorik dhe gjuhësorë tek fëmijët.

SHPRESA RASHITI, defektologe në Qendra për edukim dhe rehabilitim “Bota ime”

 “Pajisjet elektronike e bllokojnë motorikën e fëmijëve dhe fëmijët rrinë ulur me orë të tëra me pajisje dhe kur pengohet zhvillimi motorik atëher sistematikisht pengohet, bllokohet zhvillimi gjuhsor, sepse zhvillimi gjuhsor është direkt i lidhur edhe me zhvillimin motorik, nëse ne e pengojme zhvillimin motorik tek fëmijët atëher e pengojmë edhe zvhillimin gjuhsor. Prandaj nuk duhet t’u kufizohet lëvizja, 0 deri 3 vjec duhet të kërcejnë të lëvizin, të luajnë në natyrë, të luajnë me top, mos t’ju kufizohet lëvizshmëria e tyre”.

Sipas saj përdorimi i pajisjeve elektronike lejohen pas moshave të hershme mirëpo në minimum të 15 minutave por vetëm me prezencën e prindërve.

Defektologia Rashiti I këshillon prindërit që të jenë të kujdesshëm me fëmijët, t’ja ndalojnë përdorimin i pajisjeve elektronike, të mos ju kufizohet lëvizja fëmijeve, të jenë më të socializuar. Si  zgjidhje më e mirë për fëmijët ajo rekomandon lëximin e përrallave dhe librave nga ana e prindërve. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like