(VIDEO) Çerdhet nisën t’i pranojnë fëmijët me tre doza të vaksinës

by admin
Spread the love

Nga dita e sotme në kopshte pranohen fëmijët që janë vaksinuar me tre doza të vaksinës Diteper kundër kollës së keqe me kusht për rivaksinim në gjashtë muajt e ardhshëm. Ky vendimi i ministrisë së shëndetësisë u miratua të premten, pas rekomandimit të komisionit për sëmundje infektive.

Javën e kaluar inspektorati sanitar dhe shëndetësor ka kryer qindra inspektime të jashtëzakonshme në çerdhe në të cilat, siç informoi drejtoresha Renata Mlladenovska, është konstatuar se është respektuar vendimi për ndalimin e pranimit të fëmijëve të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.

Të dhënat e Inspektoratit  tregojnë se për dallim nga Shkupi, ku rreth 50 % e fëmijëve nuk janë të vaksinuar me DTP, në brendësi përqindja e të vaksinuarve është dukshëm më e lartë dhe arrin mbi 95 %.

Prej datës 15 mars vaksinat kundër kollës së keqe në vend janë të disponueshme edhe për të rriturit.

Sipas raportit të fundit të institutit të shëndetit publik  nga data 8 deri më 14 mars janë regjistruar 43 raste të reja me kollë të keqe, duke e çuar numrin e të sëmurëve në 216. Institucionet shëndetësore apelojnë për vaksinim masiv të fëmijëve kundër kollës së keqe. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like