(VIDEO) Bytyqi: Reformat që do të bëjmë në procesin e anëtarësimit në BE i bëjmë për vete dhe fëmijët tanë

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, mbajti fjalim sot në konferencën “Promovimi i kapitalit konstruktiv në Maqedoninë e Veriut”, mbështetur nga Qendra për Ndërmarrje Ndërkombëtare Private të implementuar nga Instituti për Demokraci.  Bytyqi iu referua rëndësisë së procesit që kemi nisur në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e një konsensusi të qartë dhe nevojën për një gjithëpërfshirje të madhe, si për të gjithë procesin ashtu edhe për synimet tona kombëtare dhe përfitimet prej tij.

Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështjet ekonomike

“Të gjithë këtë proces, po e bëjmë për veten tonë, ndoshta do të na duhet t’i kujtojmë vetes gjatë gjithëkohës, sepse ndonjëherë gjuha burokratike, vëllimi, presioni për ndryshim, si dhe institucionet evropiane që do të na kërkojnë përgjegjësi për këtë, ndonjëherë mund të turbullojnë qartësinë se për kë po e bëjmë gjithë këtë. Ne duhet të zbatojmë të gjitha reformat që na ndjekin dhe ato duhet të pasohen nga një ndryshim në zakone dhe ndërgjegjësim”.

Bytyqi përshëndeti punën e Institutit për Demokraci, në fushën e afrimit të vendit me Bashkimin Evropian.

Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështjet ekonomike

“Lufta në Ukrainë drejtoi fokusin e Bashkimit Evropian në politika që duhet të sigurojnë funksionimin e sigurt dhe të qetë të ekonomisë, dhe këtu mekanizmi për skrining për investimet e huaja direkte ka një rëndësi të veçantë, prandaj kjo rregullore është pjesë e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara”.

Bëhet fjalë për një aktivitet horizontal që përfshin dhe shtrihet në kompetencën e disa ministrive, në të njëjtën kohë përfaqëson përputhshmëri me legjislacionin e BE-së, do të kërkojë edhe mbulim horizontal të qeverisë, sigurisht bashkëpunim me dhomat, sektorin civil dhe palët tjera në interes. Maqedonia e Veriut mund të jetë pioniere në rajon në vendosjen dhe zbatimin e këtij mekanizmi dhe kjo është një sfidë që duhet ta pranojmë, tha Zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like