(VIDEO) Bytyqi: Pagat e funksionarëve nuk do të rriten më

by admin
Spread the love

Javën e ardhshme ose më së voni deri në fund të vitit do të jetë gati zgjidhja ligjore me të cilën Qeveria propozon që të mos ketë rritje të pagave të funksionerëve në muajin mars dhe do të dorëzohet në Kuvend, njoftoi sot zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Zgjidhjen ligjore nëse jo javën e ardhshme, sigurisht deri në fund të vitit do t’ia dorëzojmë qeverisë. Në Kuvend do të mbeten 61 deputetë, të cilët do të kenë guxim ta votojnë zgjidhjen ligjore. Nuk ka mundësi për një zgjidhje tjetër. Thashë që qëndroj rreptësisht në atë se që nga marsi të mos ketë rritje të re të pagave zyrtare sipas metodologjisë dhe kjo është më e pakta që mund të bëhet”.

Sa i përket uljes së pagave të zyrtarëve për 78 % Bytyqi tha se nevojitet një konsensus i përgjithshëm i të gjithëve. “Në mesin e 1260 zyrtarëve ka gjyqtarë, prokurorë, kryetarë komunash, 120 deputetë, 20 ministra e drejtorë, të gjithë duhet të bien dakord që duan t’u ulen pagat dhe e shihni që në thelb në shoqërinë tonë është e vështirë  të arrihet një konsensus për çështje edhe më të rëndësishme, e lëre më të merret diçka nga buxheti”, tha Bytyqi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like