(VIDEO) Brukseli dhe Berlini presin rezultate nga dialogu ndërmjet Shkupit dhe Sofjes

by admin
Spread the love

Brukseli dhe Berlini presin rezultate nga dialogu i paralajmëruаr mes Shkupit dhe Sofjes, ndërsa impulsi i ri në marrëdhëniet mes Bullgarsë dhe Maqedonisë së Veriut pas vizitës së kryeministrit bullgar është një shenjë e mirë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen përshëndeti dialogun e vendosur në nivel kryeministrash mes dy vendeve duke theksuar se Brukseli e mbështet fuqishëm këtë proces.

Në një bisedë telefonike me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Vond der Layen theksoi se ajo personalisht dhe i gjithë Komunsioni janë të gatshëm të ndihmojnë që sa më shpejtë të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veirut

Një burim i lartë diplomatik i BE-së tha se vizita e kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup ishte hapje mes dy palëve.

“Nuk dua të flas në emër të liderëve, por ne shohim hapje, ne si kryesi po kërkojmë konkretizim që të mudn t’i hapim negociatat për anëtarësim, jo vetëm me Maqedoninë  e Veriut por edhe me Shqipërinë, sapo të plotësohen kushtet”, potencoi diplomati i lartë në Bruksel.

Këshili i Rregullt i Çështjeve  të Përgjithshme të BE-së do të mbahet të martën në Brukesl, ku do të takohen ministrat e BE-së për çështjet evropiane. Zgjerimi nuk do të jetë në rendin e ditës, konfirmoi presidenca franceze, e cila kryeson mbledhjen. Por, ministrat janë të lirë të ngrenë çështjen e zgjerimit apo të Maqedonisë së Veriut nëse e gjykojnë të nevojshme.

Franca gjithashtu thekson se mbetet në dispozicion të të dyja palëve për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes . “Ne kemi thënë që në fillim se do të inkurjajojmë gjetjen e zgjidhjes ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut” tha një diplomat francez.

Edhe ambasadori holandez në Shkup, Jan Dirk Kop, shprehu shpresë për një përparim të mundshëm në zgjidhjen e problemit. Holanda pret që komunikimi i përtërirë mes dy qeverive të inkurajojë përparimin e pritur në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE me mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare për hapjen e kapitujve, tha ambasadori Dirk Kopp në takimin e djeshëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Qeveritë e reja në Shkup dhe Sofje presin që qasja e re për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura të çojë në një rezultat pozitiv dhe të hapë perspektivën e Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like