(VIDEO) Bislimovski: Në faturat e janarit nuk do të paguhen nga 200 denarë për qasje në rrjet

by admin
Spread the love

Kryetari i Komisionit Rregullator për Еnergjetikë, Marko Bislimoski, ka deklaruar se  në faturat e janarit s’do të ketë kompensim prej 200 denarëve për qasje në rrjet. Kjo bëhet siç tha Bislimovski, për të rritur besimin e qytetarëve dhe për ta ditur se askush nuk realizon ekstra fitim në faturën e janarit për energjinë e shpenzuar të cilën qytetarët do ta marrin në shkurt.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULALTOR PËR ENERGJETIKË

“KRRE e bën këtë për t’i bindur të gjithë se kompensimi i ri nuk do të jetë një fitim shtesë për asnjë kompani. Thjesht duhet të promovojmë dhe rrisimin besimin që duhet të ndërtohet mes konsumatorëve nga njëra anë dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes nga ana tjetër dhe në këtë drejtim theksoj edhe një herë se në faturat e janarit që qytetarët do t’i marrin në muajin shkurt nuk do të ketë kompensim prej 200 denarë”.

Bislimovski theksoi se kompensimi është llogaritur sipas vendimit të KRRE-së. Ai tha se vendimi ka hyrë në fuqi më 1 janar. Ndërkohë ai apeloi që qytetarët të shfrytëzojnë mundësinë që vetë t’i lexojnë njehsorët e rrymës elektrike.

MARKO BISLIMOVSKI,KRYETAR I KOMISIONIT RREGULALTOR PËR ENERGJETIKË

“Do të thotë, edhe një herë u bëjmë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë mundësinë e vetëleximit. Këtë e kemi futur disa vite më parë. Atë gjendje të njehsorit që qytetarët e raportojnë është e detyrueshme që EVN ta zbatojë në llogaritë e tyre”.

Këto ditë  në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi të faturave të rrymës me shifra të larta për standardin e vend  dhe kjo ka bërë që  shumë qytetarë të ankohen për fatura të larta të rrymës.

 Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like