(VIDEO) Bislimovski i shpalli çmimet e reja të energjisë elektrike, ata do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku

by admin
Spread the love

Qytetarët do të paguajnë çmime më të ulëta për energjinë elektrike, siguron Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të energjetikës. Ai ka thënë se është ulur edhe çmimi që është paguar për tarifën e rrjetit I cili në muajt e kaluar ka qenë më i lartë se çmimi i energjisë elektrike.

Marko Bislimovski

“Çmimet e sjella sipas blloqeve, për periudhën e tarifës së lartë ditore, janë si vijon: blloku i parë ka ulje prej 7,04 %, blloku i dytë ka ulje prej 4,09%, blloku i tretë ka rritje prej 2,54%  dhe blloku i katërt ka rritje prej 2,42%. KRRE-ja i sjell vendimet e çmimeve dhe të tarifave pa TVSH. Amvisëritë me konsum mesatar do të paguajnë çmim më të ulët të energjisë dhe tatimin për përdorimin e rrjetit prej 4,26 %, ndërsa nga dhjetori, me fillimin e tarifës së lirë ditore, do të ketë ulje lineare të çmimeve prej 5 %.”

Për uljen e çmimit kontribuoi EMV me ulje të humbjeve. Bislimovski sqaroi se  në faturat e energjisë  nuk do të kemi problem se më shumë është paguar për rrjetin dhe më pak për energjinë.  Bislimovski po ashtu informoi se tarifa e lirë ditore do të nisë nga data 1 dhjetor e këtij viti. Elektrodistribucioni ka afatj katër muaj që t’i rregullojë të gjithë 700 mijë matësit për amvisëritë.

Marko Bislimovski

“Tarifa e lirë ditore do të jetë në dispozicion për të gjitha amvisëritë nga data 1 dhjetor, në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Analizat e bëra tregojnë se dhjetori është muaji kur rritet konsumi i energjisë elektrike, ndaj e detyruam Elektrodistribucionin që në këtë afat t’i harmonizojë të gjithë matësit. Katër muaj mjaftojnë për të bërë të gjitha harmonizimet teknike me sistemin e përllogaritjes dhe të faturimit dhe me softuerin përkatës”.

Për momentin qytetarët përdorin energji elektrike të lirë vetëm gjatë natës nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, si dhe gjatë gjithë ditës të dielën. Tarifa e lirë ditore u hoq nga dhjetori I vitit 2021.

/SHENJA/



You may also like