(VIDEO) Bislimovski: 30 qytetarë kanë çuar ankesa për fryrjen e faturave të energjisë elektrike

by admin
Spread the love

Komisioni Rregullator për Energjetikë deri më tani ka marrë rreth 30 ankesa sa i përket shumës së faturave të energjisë elektrike dhe ky numër nuk devijon nga numri i ankesave që marrim zakonisht në një periudhë kur ka çmim të ri, tha kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski. Ai në intervistë për “Deutsche Welle”  tha se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë e vetëleximit të njehsorëve.

 MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJISË

“Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për ti lexuar vetë. Ne e prezantuam atë disa vite më parë. Ajo gjendje e njehsorit që do të raportojë qytetari është e detyrueshme që EVN ta zbatojë në faturat e tyre”.

Sipas Rregullave për trajtimin e kundërshtimeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, konsumatorët nëse janë të pakënaqur me furnizuesin ,shumën e faturës apo cilësinë e shërbimit, fillimisht duhet të kontaktojnë EVN-në, e më pas nëse refuzohen duhet të paraqesin kundërshtim tek KRRE.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like