(VIDEO) Bexheti: Në UEJL rreth 60% e studentëve janë me nota të shkëlqyera

by admin
Spread the love

Universiteti i Evropës Juglindore këtë vit e përmbyllë me një rritje studentësh  të cilët studiojnë në këtë universitet me rreth 5-6 për qind, ndërsa në studimet pos-diplomike deri më 11-12 për qind, kështu deklaroi Rektori, Abdylmenaf Bexheti, në konferencën përmbyllëse të këtij viti. Bexheti tha se është i lumtur që e përmbyllë edhe këtë vit me këtë sukses.

ANDYLMENAF BEXHETI-REKTOR I UNIVERSITET TË EVROPËS JUGLINDORE

“Studentët tonë tashmë janë rreth 60 përqindë me bursa studentore dhe kryesisht studentë të shkëlqyer, pra kur flasim të shkëlqyer me notë mesatare mbi 4-5 dhe deri në 5:00, sepse janë sy niveli të bursave dhe nëse këtu ka arritur që numri të jetë më së shumti se 50 për qind në bursa, pra nënkuptonë se ne kemi thithur studentë mjaftë të mirë”.

Rektori Bexheti tha se Universiteti i Evropës Juglindore, çdo vit sjellë risi, ndërsa për këtë vit ai veçoi hapjen e fakultetit të ri të shkencave mjekësore.

ANDYLMENAF BEXHETI-REKTOR I UNIVERSITET TË EVROPËS JUGLINDORE

“Edhe pse kemi filluar me vonesë ta promovojmë, sërish kemi filluar me një fakultet dhe për herë të parë në historinë 20 vjeçare të Universitetit , në vitin 2021 futemi në fakultetin e gjashtë të shkencave, pra është një arritje mjaft e madhe”

Rritje të studentëve Bexheti tha se  ka edhe nga etnitë tjera, përveç atyre shqiptarë. Sipas tij, studentë që studiojnë në këtë fakultet në gjuhën maqedonase janë afro 11-12 për qind,  në gjuhën angleze rreth 25 për qind, duke përfshi edhe ata studentë ndërkombëtarë. Ai poashtu përmendi se  në UEJL ka studentë nga Taxhekistani dhe Pakistani të cilët janë rreth 60 dhe vijnë e studiojnë me bursa amerikane.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

You may also like