(VIDEO) Besimi: Ministria e financave nuk është adresa e saktë për sindikatat

by admin
Spread the love

Ministria e Financave nuk është adresa për protesta. Mjete financiare ka vetëm për çështjet e definuara. Kështu e komentoi protestën e djeshme të Sindikatës së Pavarur të Drejtorisë së Librave Аmë, i pari i ministrisë së Financave, Fatmir Besimi. Sipas tij, diкasteri që ai udhëheq nuk është institucion që negocion me sindikatën, ndërsa nuk konfirmoi që është premtuar diçka për rishikimin e buxhetit, por vetëm theksoi se Qeveria vazhdon negociatat me sindikatën.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Ministria e Financave në këtë rast nuk është institucion që negocion me sindikatat, detyra jonë është rreth politikave të sigurohen mjete financiare, respektivisht të themi se sa ka hapësirë fiskale që të kemi politika të qëndrueshme që kjo të arrihet…për shkak se dje gjithashtu një grup i sindikatave kishte protestë para Ministrisë së Financave, nuk është adresa Ministria e Financave”.

Besimi më tej tha se në kohën kur është bërë rishikimi i buxhetit, sindikata ka qenë në bisedime me Ekzekutivin.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Në fazën kur bëhej rishikimi nuk ka pasur bisedime të mbaruara ose zgjidhje, ne nuk mundemi të parashikojmë gjëra që nuk janë definuar dhe për këto arsye për momentin janë paraparë mjete vetëm për gjërat që janë definuar”.

Gjatë ditës së djeshme, Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së Librave Amë  ripërsërit kërkesën për Marrëveshje Koloktive për të cilën u dakorduan me Ministrinë e Drejtësisë, me të cilën parashihen 30 për qind paga më të larta dhe 50 për qind rritje e pagës mesatare për K-15, ndërsa thonin se nuk e dinë se a janë përfshirë në rishikimin e buxhetit.

Sindikata e Librave Amë tashmë një muaj janë në grevë dhe protesta të vazhdueshme. Dokumente lëshojnë vetëm për raste urgjente.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like