(VIDEO) BESA fiton shumicën e këshilltarëve komunalë në Tetovë

by admin
Spread the love

KSHZ-ja publikoi rezultatet e zgjedhjeve të djeshme për këshilltar në Komunën e Tetovë. Sipas rezultateve Lëvizja Besa ka grumbulluar numrin më të madh të këshilltarëve komunal , gjithsej 12 mandate këshilltarësh, me 9.620 vota  të fituara, ndërsa e dyta radhitet  partia Bashkimi Demokratik për Integrim, me 11 mandate, prej 8.702 votave të fituara.

Partia maqedonase VMRO-DPMNE arriti ti fitojë katër këshilltarë me 3.332 vota, ndërsa LSDM mori 2 këshilltar me 1953 vota.

Nga një këshilltar kanë fituar partia Alternativa me 1.118 vota dhe PDSH ME 1.058 vota. Ndërsa, partia opozitare Aleanca për Shqiptarët nuk arriti të fitoj asnjë këshilltar, pasi mboldhi vetëm 777 vota.

Lëvizja Besa, e cila në përbërjen e kaluar kishte vetëm 8 këshilltar, tani do t’i ketë katër më shumë, ndërsa BDI-ja mori një këshilltar më shumë se në zgjedhjet e kaluara, pasi në përbërjen e re do ti ketë 11 këshillatrë, një më pak se BESA.

Përderisa në bllokun shqiptar “beteja kryesore” u zhvillua mes BESA-së dhe BDI-së, në bllokun maqedonas të partive politike, gara ishte ndërmjet VMRO-së dhe LSDM-së. Ndonëse VMRO-ja opozitare shpall fitore të madhe ndaj rivalit të saj LSDM, shifrat nga rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se nuk ka ndryshuar nurmi në përbërje, nga ajo e mëparshmja.

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, e cila në përbërjen e kaluar kishte dy këshilltar, në përbërjen e re të këshillit komunal nuk arriti të sigurojë asnjë mandat të këshilltarit. E njëjta gjë ndodhi edhe me listën e pavarur “Më mirë për Tetovën”, e cila kishte dy këshilltar në përbërjen e kaluar, ndërsa tani nuk fitoi asnjë. Në këto zgjedhje kishe edhe dy lista tjera të pavarura të qytetarëve, por asnjëra prej tyre nuk arriti të hyjë në Këshill.

Këshilli i Komunës së Tetovës do të përbëhet nga gjithsej 31 këshilltar.

Sa i përket zgjedhjeve për krytar komune në komunat Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, kanditatët e mbështetur nga partia në pushtet LSDM arritën ti fitojnë të dyja komunat, edhe pse në  Qendër Zhupë kishte vetëm një kanditat. Në këto dy komuan për herë të tretë janë mbajtur zgjedhjet, pasi në dy tentaivat e mëparshme dalja e votuesve ishte shumë e ulët dhe nuk arrihej pragu.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like