(VIDEO) Bekteshi: Shtrenjtimi i energjisë nga 1 janari për ata që harxhojnë më shumë

by admin
Spread the love




Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se pas 1 janarit, çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për bllokun 1 dhe 2 të tarifave. Bekteshi gjatë konferencës për media, informoi se çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet vetëm për ata që harxhojnë më shumë energji elektrike, respektivisht për blloqet tjera tarifore.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Nuk është në rregull që në kohë krize disa amvisëri të caktuara të cilat kanë të ardhura më të larta të cilët mund të paguajnë fatura të energjisë elektrike të kenë çmime të njëjta me ata qytetarë të cilët kanë të ardhura mesatare. Disa amvisëri të caktuara në vendin tonë kanë harxhuar më shumë se disa kompani të mëdha në vendin tonë. Po flasim për mbi 30-40 megavat në muaj, që do të thotë se këto amvisëri do të paguajnë në përputhje me kushtet e tregut në çmimin e energjisë elektrike dhe pse jo edhe me marzhën shtesë nga EVN-Home edhe EMV”

Ministri i ekonomisë gjithashtu informoi se gjysma e shkollave fillore dhe të mesme në vend nuk kanë aplikuar për energji elektrike më të lirë, dhe sipas tij  udhëheqësit e këtyre institucionve kanë bërë harxhime të qëllimshme ndaj komunave.

Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë

“Është e papranueshme për një shtet, që pushteti qendror dhe pushteti lokal, a veçanërshit për pushtetin lokal të harxhohen mjete pa pasur nevojë, kur qeveria i ka siguarar mjetet për furnizmin me enregji elektrike për shkollat fillore dhe të mesme. Për javë të tëra ka pasur kohë që të gjitha shkollat e mesme dhe fillore të aplikojnë për energji elektrike më të lirë, dhe ata nuk kanë treguar interes”

Ai tha se e njëjta vlen edhe për ndërmarrjet publike që nuk kanë aplikuar për subvencionimin e çmimit të rrymës elekrike, që do ta ulnin  faturën nga 400 euro në 200 euro.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like