(VIDEO) Bekteshi: Nuk do të lejojmë rritje artificiale të çmimeve

by admin
Spread the love

Nga dita e sotme kanë përfunduar masat për ngrirjen e prokuteve ushqimore. Јanë shkrirë çmimet e bukës, perimeve dhe frutave. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se nuk jep garanci se nuk do të shtrenjtohen, megjithatë,  nëse ato rriten artificialisht, atëherë inspektimet do të duhet ta vërejnë këtë dhe t’i ndëshkojnë, theksoi Bekteshi.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Për sa i përket çmimeve të produkteve është konstatuar se pothuajse të gjitha janë ulur me masat e qeverisë. Nëse një kompani e caktuar, një sektor i caktuar do të tentojë artificialisht të rrisë çmimet, institucionet do të hyjnë në funksion dhe kjo nuk do të lejohet. Kemi pasur biseda, ku kanë thënë se do të ketë ulje për produkte të caktuara”.

“Nuk parashikojmë asnjë masë, vetëm do të zbatohen të gjitha dispozitat e Ligjit për Inspektimin e Tregut, DAP dhe Policisë Financiare, si dhe Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Inspektimet duhet të bëjnë kontrolle në përputhje me atë që është miratuar si vendim nga Qeveria”, ka shtuar Bekteshi.

Ministri i financave Fatmir Besimi deklaroi se një numër i madh masash antikrize janë realizaur gjatë 3 viteve të fundit të krizës në mënyrë që t’i dilet në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Ne deri më tani jemi qasur në faza të ndryshme me masa të ndryshme. Nga viti 2020 e deri më tani ne jemi në vite të krizës ku kemi masa antikrize. Deri më tani gati 2 miliard euro janë shpenzuar për masat anti-krizë.Vetëm në kohë të pandemisë kemi shpenzuar 1 miliard e 200 mijë euro ndërsa për krrizën energjetike 800 milionë, ajo I bie diku 13% nga brutoprodhimi vendor”.

Në fillim të muajit prill, çmimet e disa produkteve u ngrinë, për të parandaluar goditjen e çmimeve. Masat ishin të vlefshme deri dje. Që tani e tutje, tregjet mund t’i rregullojnë ato sipas dëshirës. Ndërkohë, Qeveria ka njoftuar se do të monitorojë nga afër situatën.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like