(VIDEO) Bekteshi: Kufizohet shitja e vajit, marketet do të vendosin për një ose dy shishe

by admin
Spread the love

Nga sot, vaji për ushqim do të shitet vetëm në sasi më të vogla dhe jo me paleta. Por, vetë shitësit do të vendosin se nga sa shishe vaj do të shesin për konsumator. Kështu bëri me dije ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.  Ai tha se deri tek ky vendim kanë ardhur pas njohurive se kërkesa për blerjen e vajit për ushqim është trefishuar dhe se ka qytetarë që po vijnë në RMV për të blerë vaj.

Ministri Bekteshi tha se për këtë vendim tregtarët janë njoftuar prej ditësh së djeshme.

Kreshnik Bekteshi, ministrër i Ekonomisë

“Duke pasur parasysh se është dyfishuar kërkesa këto ditë, posaqrisht në disa rajonë, madje është trefishuar, pastaj kemi edhe konsumatorë që vijnë nva shtetete e tjera dhe blejnë vaj sepse këtu shitet pa TVSH, ne këtë e kemi bërë për qytetarët tanë, dhe për këtë e kemi ndaluar edhe importin e vajit”.

Për momentin siç njoftoi ministri nuk janë të parapara sanksione, por varësisht situatës se sa do të respektohet ky rekomandim, pastaj do të kufizojnë saktë se sa vaj të shitet dhe do të parashihen sanksione konkrete, për ata që nuk e respektojnë vendimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Kreshnik Bekteshi, ministrër i Ekonomisë  

“Për momentin është vetëm rekomandim, apo njoftim për tregtarët me pakicë, deri të martën, do të shohim se si do të realizohet ky rekomandim nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë. Nëse vërehet se nuk implementohet në përpikshmëri rekomandimi i Ministrisë së Ekonomisë, ditën e  martë do të marrim edhe vendim konkret ku do të hyjnë në fuqi edhe sanksione të ndryshme, të cilat parashihen në Ligjin për tregti, njëkohësisht edhe me Ligjin e konsumatorëve”.

Nga Ministria e Ekonomisë kanë bërë apel te të gjithë tregtarët me pakicë të njoftojnë menjëherë Inspektoratin Shtetëror të Tregut nëse një blerës kërkon të blejë sasi më të mëdha të vajit të lulediellit për ushqim gjatë ditës.

Kufizimi për konsumatorët sa i përket vajit, do të jetë i vlefshëm deri më 31 maj 2022.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like