(VIDEO) BE do të monitorojë këshillin gjyqësor!

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski lidhur me misionin vlerësues të Bashkimit Evropian për punën e Këshillit Gjyqësor, të cilin e njoftoi ambasadori evropian David Geer dhe e mirëpriti kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se me këtë kryeministri Kovaçevski ka pranuar se është i paaftë dhe se nuk duhet të punojë për asgjë, përveç se po mendon për parcela dhe fotovoltaikë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Në një skenë të hapur, Dimitar Kovaçevski e pranon se është i paaftë dhe se përveç që mendon për parcela për fotovoltaikë, fjalë për fjalë nuk mund të punojë për asgjë tjetër. Kështu që tani do të sjellim misione vlerësimi të tilla, ekspertë nga jashtë si ky, ata do të bëjnë reformën për ne, do të përfundojnë projektet tona. Për çfarë është ai kryeministër atëherë? Ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte, nuk dinte për Merkon, ai pret ekspertë nga jashtë,pyesim se për çfarë i paguajmë institucionet dhe kush është ai që duhet t’i menaxhojë ato institucione?”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski të ejten e përkrahi idenë e BE-së për dërgimin e një misioni vlerësues që do të monitorojë dhe analizojë punën e Këshillit Gjyqësor. Ai shtoi se nuk është hera e parë, pasi edhe në të kaluarën ka pasur misione vlerësuese të BE-së dhe këtë temë e ka diskutuar me ambasadorin evropian Gir, një vit e gjysmë më parë.

Edhe Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut të ejten e përshëndeti dhe e pranoni idenë e ambasadorit të Bashkimit Evropian në RMV, Dejvid Gir, në të cilën paralajmëroi se tashmë i është propozuar Qeverisë që të dërgohet mision vlerësimi për punën e këtij organi.

Siç theksohet në komunikatë, Këshilli gjyqësor i vlerësoi lartë përpjekjet e BE-së, por edhe angazhimin personal të ambasadorit në gjetjen e zgjidhjeve konkrete, të cilat duhet të ndihmojnë  që ky institucion të mundet deri në fund t’i realizojë kompetencat e tij ligjore, por edhe misionin kushtetues, i cili është në funksion të mbrotjes dhe promovimit të pavarësisë, profesionalizmit dhe integritetit të gjyqësorit dhe gjykatësve.

Dy ditë më parë mbasadori Evropian David Geer në një intervistë të TV Tellma njoftoi se Bashkimi Evropian do të dërgojë në Maqedoni një mision vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor, pas një sërë skandalesh dhe trazirash që ndodhën në muajt e fundit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like