(VIDEO) BDI dhe Aleanca akuzojnë njëra tjetrën për përdorimin e gjuhës shqipe

by admin
Spread the love

Koordinatori  i Grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi, sot ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me drejtorin e ri të Qendrës Informative Kulturore (QIK) dhe veprimet e tij kundër përdorimin e gjuhës shqipe.

Ademi deklaron se gjuha shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është zyrtare në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e vendit, por sipas Ademit, koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa suspendoi dygjuhësinë.

ARBËR ADEMI, KOORDINATOR I GRUPIT PARLAMENTAR TË BDI-SË

“Ky akt, nga ana e drejtorit të Qendrës Informative Kulturore të koalicionit VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa ka ngjallur reagime të shumta sepse me këtë veprim partnerët e koalicionit të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa dëshmojnë papjekuri politike në njërën anë dhe në anën tjetër thyejnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve që tashmë është në fuqi, me qëllim që të nxisin tensione ndëretnike në kohë kur i gjithë kontinenti po vuan luftën ne Ukrainë”. 

Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, i ka reaguar menjëherë, deputit të Bdi-së Arbër Ademit, e cila dekalaron se  gjuha shqipe do të rikthehet në Qendrën Informative Kulturore, sepse ne nuk jemi BDI të bëjmë skenarë të përgjakshme si ajo në Kalanë e Shkupit kur natën ndërtonit kisha dhe ditën sakrifikonit të rinjtë.

ILIRE DAUTI-DEPUTETE E ALENCËS PËR SHQIPTARËT

 “E sa për të parë se kush jeni ju, që dje ju thamë dërgoni atë inspektoriatin për zbatimin e gjuhës shqipe, që pas sa viteve funksionim ta bëjë herën e parë që inspekton dhe dënon një institucion, por ju nuk guxoni. Se kush janë të kapur dhe kush nuk guxon të flet e ka dëshmuar edhe përvoja, pasi ju dini të flisni vetëm kundër opozitës shqiptare dhe kundër askujt tjetër sepse të gjithëve ju kanë në sirtarë”?

Ilire Dauti më tej  theksoi se sa për gjuhën shqipe është pikërisht kjo qeveri që në gjysmën e institucioneve dhe ministrive nuk mundëson përdorimin e gjuhës shqipe.

Ka reaguar edhe Lëvizja BESA, e cila vlerëson se deklarata e Ademit është e pabazë, nxitëse dhe ka për qëllim të defokusojë opinionin nga aferat korruptive dhe pa aftësinë e qeverisë ku BDI bën pjesë. “Lëvizja BESA nuk është në koalicion me asnjë parti politike në Qytetin e Shkupit dhe nuk mban përgjegjësi për mos respektimin e gjuhës shqipe që sot po e vëren në shumë institucione që udhëhiqen nga BDI dhe LSDM. Arbër Ademi ka ngatërruar adresën, në vend t’i drejtohet Lëvizjes BESA le t’i adresojë shqetësimin e tij deri te drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve të cilin e ka nga radhët e partisë së tij”, thuhet në reagim.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like