(VIDEO) Bashkimi Europian premton angazhim të shtuar në ballkanin perëndimor

by admin
Spread the love

Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata nga Ballkani Perëndimor janë mbledhur të martën në Tiranë, për të diskutuar rritjen e partneritetit mes tyre. Brukseli synon që në këtë organizim njëditor – i pari i tillë që mbahet jashtë territorit të BE-së – liderëve të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, t’iu japë sinjale konkrete dhe jo vetëm premtime, që një ditë do t’i bashkohen bllokut që tani ka 27 anëtarë.

Shefi i Komisionit Evropian, Charles Michel, ka thënë në nisje të takimit se “është i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së”. Ai ka theksuar se rritja e angazhimit të BE-së me këto gjashtë shtete është më e rëndësishme se kurrë për të garantuar sigurinë e Evropës, sidomos pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ndërkohë, pas ceremonisë së pritjes së liderëve të Bashkimit Evropian e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Shqipësisë Edi Rama deklaroi se Bashkimi Evropian ka nevojë për vendet e Ballkanit Perëndimor aq sa këto vende kanë nevojë për BE-në.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Është diçka e rëndësishme. Ai me imagjinatën më të madhe nuk e kishte menduar po ndodh. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ka nevojë Ballkani Perëndimor për BE-në.  Sot sollëm diellin për ju shpresojmë që ta vlerësoni. Nëse do të zgjidhej çështja e Kosovë- Serbisë, do të doja të zgjidhej por nuk është kështu. Në Bruksel është simfoni në Ballkan është rock and roll”

Rama ka komentuar edhe një prej çështjeve më të rënda të rajonit, raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rama ka deklaruar se çështja nuk mund të zgjidhet sot, meqë është e vështirë.

Ndërkohë, Rama ka paur edhe një takim joformal me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.  /SHENJA/

You may also like