(VIDEO) Banka Popullore: Pasojat e luftës Ukrainë- Rusi mund të ndjehen edhe tek ne

by admin
Spread the love




Banka Popullore vlerëson se pasojat indirekte të luftës Rusi- Ukrainë mund të ndjehen edhe në ekonominë e Maqedonisë së Veriut.  Në seancën e Këshillit të Bankës Kombëtare u diskutuan treguesit më të fundit makroekonomikë dhe u diskutuan zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe pasojat për ekonominë që mund të lindin nga zhvillimi i mëtejshëm i situatës.

BANKA POPULLORE

Në seancë u konstatua se duhet monitoruar nga afër situata, e cila ndryshon nga ora në orë. Duke pasur parasysh lidhjet epakta  të ekonomisë sonë me ekonomitë e Rusisë dhe Ukrainës, nuk priten pasoja të drejtpërdrejta, por janë të mundshme pasojat e tërthorta. Zhvillimet e fundit po ndikojnë veçanërisht në tregjet globale të energjisë dhe ushqimit, të cilat së bashku me pasigurinë në rritje mund të përkeqësojnë perspektivat e rritjes së ekonomive evropiane dhe botërore.

Banka Popullore informon se  masat mbrojtëse në sistemin tonë financiar janë të mjaftueshme dhe ai do të vazhdojë të funksionojë pa probleme dhe të sigurojë mbështetje për ekonominë.

Kapitali rus apo ukrainas nuk është i pranishëm në strukturën e pronësisë së bankave tona, kështu që nga ky aspekt nuk ka asnjë ekspozim ndaj stabilitetit të sistemit bankar vendas. Në seancën e Këshillit është konstatua se rezervat valutore janë në zonën e sigurt dhe ofrojnë likuiditet të mjaftueshëm valutor për ekonominë vendase dhe stabilitet të monedhës vendase. /SHENJA/

 

 


You may also like