(VIDEO) ASH: Politikanit prorus iu dha nënshtetësia e Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love




Nga Aleanca për Shqiptarët në konferencën urgjente për gazetarë thanë se janë jashtëzakonisht të alarmuar nga raportimet e mediave se një politikan rus i arratisur dhe i kërkuar nga Ukraina dhe që është në listën e sanksioneve të SHBA-së, ka fituar shtetësinë e Maqedonisë së Veriut përmes një vendimi plotësisht jotransparent nga ana e Qeverisë. Halil Snopçe nga ASH tha se  Aleksander Onishçenko është një ish-deputet i parlamentit të Ukrainës, i afërt me ish-presidentin Viktor Janukoviç, një kukull e Vladimir Putinit.

HALIL SNOPÇE NGA ASH

 “Onishçenko u largua nga Ukraina në vitin 2016 pasi komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi hetim ndaj tij për pastrim parash dhe korrupsion. Ai është në ekzil që atëherë dhe asnjë vend perëndimor nuk i ka ofruar mbrojtje ligjore. Onishçenko është në listën e urdhër-arresteve të Ukrainës që atëherë dhe që nga janari 2021 ai është gjithashtu në listën e sanksioneve të SHBA-ve si ‘anëtar i rrjetit rus për ndikim në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve’ të vitit 2020 që ka tentuar të sabotojë fushatën e presidentit Biden”.

Deputeti Snopçe tha se pas futjes në listën e sanksioneve amerikane, Onishçenko menjëherë ka aplikuar për shtetësi të Maqedonisë së Veriut, në përputhje me nenin 11 të Ligjit për Shtetësinë që ka të bëjë me dhënien e shtetësisë në bazë të kritereve sportive. Onishçenko është një sportist i kërcimit me kalë dhe tani përfaqëson vendin tonë në garat ndërkombëtare. Ai thekson se disa institucione janë të përfshira në përgatitjen e rekomandimit pozitiv që Onishçenko të marrë shtetësinë e maqedonisë së veriut: Federata e sporteve të kuajve, Komiteti olimpik, Agjencia për sport dhe rini, si dhe Agjencia e Sigurisë Nacionale.

HALIL SNOPÇE, ASH

“I bëjmë thirrje Qeverisë që menjëherë të anulojë vendimin për dhënien e shetësisë Onishçenkos, Kërkojmë nga drejtuesit e katër agjencive përkatëse që të dorëzojnë menjëherë dorëheqjet e tyre, veçanërisht drejtori i Agjencisë së Sigurisë Nacionale, i cili me opinion pozitiv për Onishçenkon ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë nacionale”.

Sponçe thotë se ASH Kërkojnë nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që menjëherë të dorëzojë dorëheqjen e tij për arsye morale, për vënien në rend të ditës të qeverisë në mënyrë krejt jotransparente dhe qyqare të kërkesës për shtetësi të Onishçenkos dhe vendimin pozitiv që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me detyrimet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut.

Medina Ajeti /SHENJA/

 


You may also like