(VIDEO) ASH e gatshme për zgjedhje të parakohshme, pas samitit vendos për hapat e mëtejshëm

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët pret epilogun e samitit të Bashkimit Evropian, dhe më pas të vendos së çfarë vendimi politikë do të ndërmarrë. Kryetari i partisë opozitare, Ziadin Sela tha se ata janë të gatshëm për zgjedhje të parakohëshme paralmentare, kurdo që të ndodhin ato. Ndërsa i pyetur nëse do të krijojnë koalicion partiak në zgjedhjet lokale në Tetovë, Sela tha se mendojnë se si parti opozitare është më mirë që të dalin të vetme.

Ziadin Sela, kryetar i ASH

“Jemi të gatshëm për të shkuar në zgjedhje kurdo që të shpallen ata, ndërsa qëllimi jonë si Alenacë për Shqiptarët është që zgjedhjet duhet të jenë të parakohëshme në mënyrë që të dalim nga gjtihë këto kriza, të cilat janë të përditëshme, qoftë në aspektin politik, ekonomik”

Sela më tej shtoi se qasja e Qeverisë së Maqedonisë së Veirut në lidhje me zgjidhjen e konstesitit me Bullgarinë ka qenë e gabuar, pasi sipas tij kompromiset politike duhet ti bëjnë politikanët dhe jo shkanctarët apo historianët. Sipas Selës, pakica bullgare duhet të hyjë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Ziadin Sela, Kryetar i ASH

“Aleanca për Shqipatarët jo tani, por  Aleanca për Shqiptarët prej në krijim e saj, unë jam deklaruar shumë publikisht që po në preambull duhet të jenë bullgarët. Dhe këtu nuk keai asnjë dilem, në qoftë se vjen një propozim i tillë, që unë thash nuk mund të flas pa e parë se çfarë ka propozimi, Aleanca për Shqiptarët është aty për të përkrahur”

I pyetur nëse do i bashkangjiten protestave të VMRO-DPMNE-së, Ziadin Sela tha se ata nuk janë subjekt politik që i bashkangjitet dikujt, por ata janë  parti e cila  është konzistente dhe për veprimet e mëtutjeshme të paritsë do të vendosin bashkërisht me organet partiake.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like