(VIDEO) Arsovska: Kundërshtarët politik po organizojnë “fushatë të zezë”

by admin
Spread the love

Për dallim nga kundërshtarët e mi, nuk kam bërë asnjë fushatë negative për ta. Kështu porositi kandidatja për Qytetin e Shkupit Danella Arsovska. Më tej, shtoi se nuk ka nevojë për një gjë të tillë, sepse zgjedhjet lokale duhet të jenë luftë për ide dhe projekte në nivel të shtetit. Por për fat të keq shton ajo, këto zgjedhje dikush i bëri burim të lajmeve të rrejshme dhe fushatave të zeza.

Danella Arsovska, kandidate për Qytetin e Shkupit

“Paralajmëruan se tani përsëri do të jenë subjekt  i sulmit babit im, nëna, bashkëshorti dhe fëmiu im. Ky është sulm ndaj meje si fëmijë, si bashkëshorte dhe si nënë e dikujt. Askush nuk meriton një fushatë kaq të zezë, askush nuk meriton të bëhet subjekt i videove të montuara, falsifikuara dhe video të prodhuara për t’u tallur me dikë. Askush në këtë vend nuk meriton të poshtërohet dhe ofendohet”.

Ajo ka një porosi për siç i quan kryetarin dhe kryeministrin në largim.

Danella Arsovska, kandidate për Qytetin e Shkupit

“Tani po ju them qartë dhe  zëshëm – gjithçka që keni thënë deri tani është gënjeshtër. Edhe ju e dini këtë, por doni të vazhdoni me fushatën tuaj të zezë sepse nuk keni diçka tjetër. Njëri kundështar i imi është i njohur që i ka gënjyer shkupjanët dhe në 4 vite ka realizuar vetëm 5% e projekteve të premtuara. Ndërsa tjetri në kontinuitet bënë pazare me interesat nacionale maqedonase”.

Arsovska thotë se në jetën e saj ka fituar shumë sfida më të të frikshme dhe do fitoj edhe këtë  sepse thotë se nuk është person që dorëzohet.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like