VIDEO/ Arsenali e mbyll vitin me humbje dhe tani rrezikon Champions, Totenhemi fiton dhe i afrohet kërcënueshëm

by admin
Spread the love

Arsenali i drejtuar nga Mikel Arteta ka kaluar brenda pak kohësh nga pretendenti kryesor për titullin kampion në një skuadër e cila po regjistron gabim pas gabimi në kampionat, duke vënë në dyshim edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, pasi ka rrëshqitur në vendin e katërt në klasifikim.

“Topçinjtë” ka zhgënjyer në ndeshjen e ditës së fundit të vitit 2023, teksa janë mundur nga Fullhem me shifrat 2-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh që në minutën e 5-të më anë të Saka, pretendentët për titull më pas nuk ia dolën të shmangnin golat e vendasve me Gimenez dhe De Kordova-Rid, të cilët përmbysën shifrat duke i dhuruar Fullhemit suksesin 2-1.

Tanimë Arsenalit i afrohet rrezikshëm edhe Totenhemi, i cili me fitoren 3-1 të regjistruar sot ndaj Bornmuthit, është ngjitur në vendin e pestë, me 1 pikë më pak se rivalët londinezë dhe vetëm 3 larg Liverpulit kryesues.

REZULTATET

Totenhem-Bornmuth 3-1

Fullhem-Arsenal 2-1

GOLI I SAKA (VIDEO)

GOLI I GIMENEZ (VIDEO)

GOLI I DE KORDOVA-RID (VIDEO)

ghfhgfhg

PANORAMASPORT.AL

You may also like