(VIDEO) Arben Taravari shpalli kandidaturën për president

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njiherit edhe kryetar i Gostivarit, Arben Taravari, do ta sfidoj vetën të bëhet edhe kryetar i Shtetit. Me mbështetje të ASH-së dhe të Lidhjes Evropiane për Ndryshim, Taravari sot shpalli kanditaturën e tij për Presidentë të vendit.  Nga Gostivari ku edhe u promovua, Arben Taravari tha se vendit i ka ardhur koha që të ketë një president shqiptar,

ARBEN TARAVARI,KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT 02:26

“Me propozim të kryesisë të ASH-së dhe me mbështjetjen e  të LEN-it, sot para jush prezantohem si kandidat  për Presidentë të vendit. Është privilegj të kem besimin e kaq shumë faktorëve, është përgjegjësi të jem i zgjedhur dhe i besuar i tyre. Është mision të jem zëri i juaj”.

Taravari foli edhe për zgjedhjet parlamentare. Ai informoi se kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, do të jetë  bartës liste në zonën e 6.

ARBEN TARAVARI,KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT 15:58

“Të jem korrekt deri në fund z.Bilalli, kryetari i Besës më ka ofruar të zgjedh, a do president apo bartës në Njësinë Zgjedhore numër 6, por së bashku në analiza me shokë me miq dhe me dashamirë, edhe me njerëz që kanë sens se si duhet të veprohet, si duhet të lëvizet tutje, unë zgjodha që të jem kandidat për president, kurse Bilall Kasami të jetë bartës në zonën numër 6”.

Kreu i ASH-së u shpreh i bindur se do të garojë edhe në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale. Ai tha se pret që të mbështetet nga të gjithë qytetarët pa dallim etnie, feje apo partie politike.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like