(VIDEO) Anketë: Koalicioni ASH – AAA fitues përballë BDI-së

by admin
Spread the love

Anketa e Institutit për Hulumtim të Politikave dhe Udhëheqje të Mirë e nxjerr Koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fituese, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Ndërsa nga elektorati maqedonas fituese del VMRO-DPMNE-ja. Instituti për hulumtim të politikave dhe udhëheqje të mirë në periudhën 15-20 shtator 2021 ka realizuar anketë telefonike për rejtingun e partive politike dhe zgjedhjes së kryetarëve të komunave për Qytetin e Shkupit dhe disa komunave tjera më të mëdha.

Në pyetjen se për cilën parti do votonit, 7.2% janë përgjigjur për Koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, duke e lënë pas BDI-në me 6.1%. 16.3% e anketuesve kanë përzgjedhur VMRO-DPMNE-në, ndërsa 14.7% për LSDM-në.

Në garën për Qytetin e Shkupit, sipas anketës, fituese del kandidatja e pavarur Danella Arsovska me 24.2%, ndërsa kryetari aktual, që garon edhe për një mandat të dytë, nga radhët e LSDM-së Petre Shilegov me 22.0%.

Anketa më tej ka vënë në pah një  dallim të ngushtë në Tetovë mes kandidatëve të kolaicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe BDI-së, Vullnet Murselit dhe Teuta Arifit. Megjithatë Koalicioni kryeson me 22.0%, kurse Teuta Arifi me 19.4%.

Kumanova shihet se për fitues me 16.2%, zgjedh Maksim Dimitrievskin ish kryetarin që në këtë garë është ndarë nga LSDM-ja, ndërsa tani garon si kandidat i pavarur. Më pas vijnë Toni MIhajllovski, i VMRO-së me 14.0%, Oliver Ilieski i LSDM-së me 13.9%, Bekim Saliu i kolaicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 8.1%.

Anketa tregon një dallim të madh në Gostivar mes kandidatit të Koalcionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe atij të BDI-së, Arben Taravarit dhe Nevzat Bejtës. 29.7%  e anketuesëve kanë votuar për Taravarin, ndërsa vetëm 18.6% për Bejtën.

Në Strugë Idri Istrefi nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kryeson me 23.0%, ndërsa Ramiz Merko i BDI-së me 16.3%

Hulumtimi për rejtingun e partive politike është realizuar prej 1 100 anketuesëve,  nga  500 anketues nga Qyteti i Shkupit, Tetova, Kumanova dhe Struga.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like