(VIDEO) Analistët: Rusia ka pretendime jo vetëm ndaj Ukrainës por edhe ndaj shteteve tjera

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Profesori Abdulla Mehmeti dhe Analisti politik Selim Ibrahimi, ishin të ftuar dje në emisionin debativ në televizionin Shenja, për të diskutuar për zhvillimet e fundit Ukrainë-Rusi.

Profesori Mehmeti vlerëson se është moment i favorshëm që Rusia të rikthejë Ukrainën, që e kanë humbur në vitin 1991, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

ABDULLA MEHMETI-PROFESOR

“Ai tani konteston edhe ekzistencën e një kombi të veçantë ukrainas, konteston shtetësinë dhe në një farë forme sipas deklaratave të Putinit thirret në një të drejtë historike mbi shtetin e Ukrainës, dhe kjo në aspektin politik. Le të shohim si do të zhvillohen ngjarjet, se pushteti aktual i Rusisë nuk ka pretendime në vetë ato dy rajone, por ka pretendime më të gjëra, dhe nuk pretendon të ndalet jo vetëm me Ukrainën por edhe shtete tjera”.

Ndërsa Analisti politik Selim Ibrahimi, beson se do të ketë negociata mes SHBA-së dhe Rusisë rreth rendit të ri dhe sigurisë në botë.

SELIM IBRAHIMI-ANALIST POLITIK

“Besoj se SHBA tani për tani nuk do të ketë involvim të drejtpërdrejt në çështjen me Ukrainën ndaj Rusisë,  pra nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë, por atë që është duke e bërë SHBA është forcimi i krahut të NATO-s në lindje,  me ushtarë në Poloni, Estoni, Rumani dhe në disa segmente në Bullgari”.

Ibrahimi më tej tha se  strategjia aktuale e SHBA-së dhe Perëndimit është forcimi i krahut të NATO-së, forcimi i ushtrisë së Ukrainase dhe sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, pra lodhje ekonomike e saj.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

You may also like