(VIDEO) Ambasadori i BE-së: Nëse nuk ndryshohet Kushtetuta, ndalet procesi i anëtarësimit në BE

by admin
Spread the love

Euroambasadori, David Geer  tha se nisja e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Еuropian është një zhvillim historik edhe për dy shtetet  edhe për BE-në. Në një intervistë për Kanal 5 ai tha se është bërë një hap para dhe se ka nisур numërimi deri në anëtarësim . Gir sqaroi se në fund të procesit të skriningut Maqedonia e Veriut duhet ta përmbush obligimin që i ka bërë Bullgaria, ta ndryshojë Kushtetutën.

DAVID GEER, EUROAMBASADOR

“E patëm atë që quhet konferencë ndërqeveritare javën e kalur me çka filluam procesin. Tani filluam skrining procesin. Në fund të atij procesu Maqedonia e Veriut do ta ketë konferencën e dytë ndërqeveritare dhe që të mbahet e njëjta, Maqedonia e Veriut duhet ta përmbush obligimin që i ka bërë Bullgaria, që të ndryshojë Kushtetutën me qëllim që të ketë përcaktim eksplicit për persona dhr qytetarë që identifikojen si bullgarë në mbrojtje të vet Kushtetutës”.

Ai sqaroi se më pas ka fazë të dytë, apo skrining bilaterla, i cili sipas tij, është shumë i strukturuar dhe intensiv në dialogun që mund të zgjasë nga 14 deri në 16 muaj në tërësi, ku Komisioni Evropian i sheh normat dhe legjislacionin në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipërinë, i sheh zbrazëtirat dhe identifikon ku duhet të mbushen ato.

I pyetur se çfarë na pret nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, euroambasadori Gir theksoi se atëherë skenari më i sigurt do të ishte se procesi do të ngec aty.

DAVID GEER, EUROAMBASADOR

“Ndryshimi i Kushtetutës është vendim sovran i këtij vendi. Por, vendi ka raport të mirë për raporte ndëretnike dhe përderisa  bëhet ai ndryshim, do të përforcohej në mënyrë shtesë përparimin i cili është bërë në atë fushë. Nëse ndryshimi i Kushtetutës nuk ndodh, unë do të thosha se skenari më i sigurt do të ishte që procesi thjeshtë do të ndalet aty. Me, fjalë të tjera, skriningu do të vazhdojë deri në një pikë të caktuar dhe më pas do të ndalojë të pres shtetin”.

Euroambasadori sqaroi se nëse ndodhë kështu, ngecja nuk do të jetë për shkak se një vend i tretë ka vendosur veto, por sepse vet shteti ka vendosur të tërhiqet nga obligimet që i ka marrë për këtë çështje. /SHENJA/

 

You may also like