(VIDEO) Ambasadori Gir thotë se ka përparim në marrëdhëniet me Bullgarinë

by admin
Spread the love

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer ka lavdëruar përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në funksion të tejkalimit të ngërçit dhe nisjes sa më të shpejtë të negociatave aderuese në BE.  Ai gjatë një prononcimi  për media në Manastir, theksoi se tejkalimi i dallimeve mes dy vendeve do të mundësojë që sa më shpejtë të gjindet zgjidhje për mosmarrëveshjet dhe se të dyja vendet duhet të përpiqen në procesin reformues.

David Geer, amabasador i Be-së në Shkup

“Ne gjithmonë u kemi bërë thirrje Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të bisedojnë me qëllim t`i tejkalojnë dallimet dhe të mund së shpejti t`i hapim negociatat aderuese me BE-në. Ditëve të fundit të gjithë ishim të inkurajuar nga përpjekjet e të dyja vendeve. Shumë është e rëndësishme që të gjithë aktorët të fokusohen në procesin reformues, që do ta afrojnë vendin në BE. Duhen hapa konkret që të përparojnë reformat dhe sa më shpejtë të bëhet implementimi i reformave aq më e shkurtë do të jetë rruga e vendit drejt BE-së”

Ndërkaq,  delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot dhe nesër do të qëndrojë në Sofje, ku do të mbahet  takim në mes grupeve pununuese për transport dhe infrastrukturë ndërmjet Repbulikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Grozdan Karaxhov, ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut Goran Milevski, ministrat e Transportit të Bullgarisë – Nikolay Sabev, ministri i Maqedonisë së Veriut – Bllagoj Boçvarski dhe ministri i Energjisë Aleksandar Nikollov.  Pjesëmarrësit  do të diskutojnë tema lidhur me  lidhjen e transportit midis dy vendeve, energjinë dhe politikën rajonale, çështje të cilat janë me interes të përbashkët për të dyja shtetet.

Ndërsa, gjatë ditës së nesërme  në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, nga Sofja do të aterojë aeroplani I kompnaisë “Guliver”, me çka do të realizohet fluturimi I parë në këtë linjë.

Me këtë linjë do të mbërrijë mbërrijnë delegacionet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Ministrat për Transport dhe Lidhje. Aktivitetet do të vazhdojnë me takimin në Klubin e Deputetëve ku duhet të shqyrtohen mundësitë dhe të definohen detajet rreth kësaj linje ajrore që sipas paralajmërimeve, nga muaji i ardhshëm duhet të jetë e rregullt. Njëkohësisht duhet të konstatohen edhe pakot turistike që pritet të ndihmojnë në rritjen e numrit të vizitave të ndërsjella të turistëve nga të dyja vendet.

Lidhja ajrore Sofje-Shkup është hapi i parë konkret i bashkëpunimit që u paralajmëruar pas takimit të parë të Kryeministrave Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov më 18 Janar në Shkup.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

 

You may also like